TKOB, Kompania “Balletto
Classico” jep premierën e fundvitit

TKOB, Kompania “Balletto<br />Classico” jep premierën e fundvitit
TIRANE- Një spektakël interesant i titulluar “Risveglio dell Umanita” do të jetë premiera e fundvitit në Tiranë. Ky spektaklet jepet në datat 26, 27, 28 dhe 30 dhjetor, ora 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Me baletmaestër Liliana Cosi, muzika Igor Stravinski “Sagra della Primavera”, Bedrich Smetana, “La Moldava”, Adrian Enescu “Dialogo con l’Infinito”.

Të ftuar specialë të Kompanisë “Balletto Classico”dhe solistë të TKOB-së. Ky balet është pjesë e repertorit të Kompanisë “Balletto Classico” Cosi – Stefanescu. Premiera e shfaqjes daton në vitin 1986 duke korrur më pas sukses të madh edhe nëpër turne në Itali dhe jashtë saj, nga Europa deri në Kinë e nga Libani deri në Japoni.

U zgjodh për të celebruar përvjetorin e 45-të të Kombeve te Bashkuara në Gjeneve si dhe ne Festivalin “Gioventù Arte Armonia” në shumë qytete të Italisë. Simbioza mes klasikes dhe modernes, shija në përzgjedhjen e ngjyrave, kostumeve, skenografia dhe stili koreografik i cili fillimisht është i ashpër dhe naiv, e më pas i thjeshtë dhe simbolik, bashkuar edhe me tematikën e aktualitetit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës