TKOB kujton përkujton 80-vjetorin
e lindjes së koreografit Agron Aliaj

TKOB kujton përkujton 80-vjetorin<br />e lindjes së koreografit Agron Aliaj
TIRANE- Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të përkujtojë në 80-vjetorin e tij të lindjes, mjeshtrin e koreografisë Agron Aliaj.

     Mbrëmjen e datës 18 tetor, solistët e TKOB-së, kori dhe  Trupa e Valleve e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, do të sjellin për publikun koncertin “Udhëtim mes valleve të Agronit nëpër Shqipëri”. Pas këtij koncerti, TKOB premton një tjetër mbrëmje gala, që këtë herë do të jetë e ndërtuar me koreografinë në balet të mjeshtrit Aliaj. 

Agron Aliaj është një nga emrat më të vlerësuar të skenës shqiptare, me një krijimtari të pasur në vallet popullore, por dhe në baletin klasik. Aliaj u nda nga jeta në maj të vitit që shkoi, në moshën 79 vjeçare, duke lënë pas veprat e tij si pjesë autentike e TKOB-së. Jeta e baletmaestros Agron Aliaj ishte dedikuar plotësisht artit të baletit, informon ata.

(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët