TKOB mbyll sezonin me 14 premiera.
Ndryshimet dhe suprizat e sezonit të ri

TKOB mbyll sezonin me 14 premiera.<br />Ndryshimet dhe suprizat e sezonit të ri
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit mbyll sezonin artistik të shfaqjeve me një masterklas për edukimin përmes artit në datën 10 korrik.

Ndryshe nga vitet e tjera ky institucion artistik ka vazhduar deri në muajin korrik shfaqjet artistike dhe premierat. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” drejtoresha artistike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina, na tregoj rreth të rejave artistike dhe ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në këtë institucion kulturor.

Ajo tha se Teatri i Operas dhe Baletit ka arritur të shënoi statistikat më të larta të premierave dhe shfaqjeve që janë ngjitur në skenën e këtij institucioni.

“Dëshira e drejtorit të Teatrit, Ilir Kerni ka qenë që ky institucion kulturor të kthehej në atë që ka qenë. Në një teatër ku çdo ditë njeriu të vijë dhe të argëtohet me disa tipologji të reja. Sipas statistikave janë dhënë 14 premiera dhe 10 shfaqje në muaj. Kemi patur një buxhet të harxhuar në një të tretën e saj.”
 
Përsa i përket ndryshimeve që po ndodhin në këtë institucion kulturor në lidhje me kontratat e reja të punës për artistët e TKOB, Abigeila Voshtima u shpreh se institucioni kulturor i TKOB ka shumë vende vakante në të cilat shumë të rinj ëndërrojnë që të jenë pjesë e tyre.

“Është një detyrë morale dhe etike që kemi për të rinjtë pa hedhur poshtë eksperiencën e artistëve të teatrit. Do të bëhen audicione për vendet vakante të punës, të cilat do të jenë transparente”, u shpreh Voshtina.
 
 Përsa i përket kontratave të reja të punës ajo u shpreh se me anë të këtyre kontratave nuk do të hiqet asnjë person nga puna por do të bëhet plotësimi i vendeve të punës që janë të lira dhe do të shkundet pluhuri në këtë institucion kulturor. “Ideja e kontratës ishte që të mos flinin mbi dafina. Nuk ka nevojë të zgjohemi mbi gjëmba por mbi lule”.

Taerti Kombëtar i Operas dhe Baletit ditën e sotme do të shfaq në skenën e saj koncertin me violin dhe oboj. Data 10 korrik do të jetë dita e fundit kur ky institucion do të mbyll siparin e shqaqjeve për t`a rihapur atë përsëri në sezonin e ardhshëm në shtator.

Sipas drejtoreshës artistike Abigeila Voshtina surprizat për sezonin e ardhshëm do të jenë të shumta. Çelja e sezonin do të nisë me Mahler 1, do të rikthehet një shqiptarë me origjinë shqiptare që flet pak shqip i cili nuk ka ardhur asnjëherë dhe do të vazhdoi me traviatën.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike