Tkurret popullsia e Shqipërisë, shikoni të dhënat e INSTAT

Tkurret popullsia e Shqipërisë, shikoni të dhënat e INSTAT

Me ritme të shpejta, Shqipëria po përjeton tkurrjen e popullsisë. Edhe tremujori i pari i 2018-s, sipas shifrave të INSTAT, tregon se e ardhmja nuk është aspak optimiste.

Lindjet rënie drastike

Numri i lindjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.669, duke shënuar një rënie prej 18,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Numri i vdekjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.954, duke shënuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Gjatë tremujorit të parë 2018, numri i vdekjeve tejkaloi me 285 numrin e lindjeve.

Në tremujorin e parë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 443 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e parë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në shtatë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 211 numrin e lindjeve.

Numri më i ulët i lindjeve, në tremujorin e parë 2018, regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 96 lindje, me një rënie prej 34,2 %, në krahasim me tremujorin e parë 2017. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.872 lindje, të cilat shënojnë rënie me 11,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2017.

Të gjitha qarqet pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e parë 2018, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Gjirokastrës me 34,2 % dhe qarku i Vlorës me 29,8 %.

Vdekjet

Numri më i lartë i vdekjeve, në tremujorin e parë 2018, regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.429 vdekje, me një rënie prej 7,6 %, në krahasim me tremujorin e parë 2017. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 136 vdekje, me një rënie prej 35,8 %, në krahasim me tremujorin e parë 2017. Të gjitha qarqet pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorin e parë 2018, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Rënien më të madhe të numrit të vdekjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Kukësit me 35,8 % dhe qarku i Lezhës me 26,9 %.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptarja: 15/05/2018 03:31

    Nuk eshte e nevojshme te zhdukesh nje komb duke e pushtuar mjafton te krijosh kushte te tilla duke ju hequr shpresen qe ta besh te emigroje nga vendi i vet. Ate qe se kan bere nder shekuj turqit , serbet, greket, maqedonasit, malazezet, po arrijne ta bejne vete shqiptaret. bravo. suksese ne jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja