Tmerr në Korçë, mbetjet spitalore
në kosha, gjobitet 15 mln lekë spitali

Tmerr në Korçë, mbetjet spitalore<br />në kosha, gjobitet 15 mln lekë spitali
Spitali rajonal i Korçës është gjobitur me 15 milion lekë, pasi është konstatuar se mbetjet spitalore hidheshin në kontenierët e mbeturinave urbane.

Siç bën të ditur edhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, gjatë kontrollit të ushtruar për administrimin dhe trajtimin e  mbetjeve spitalore  është konstatuar ky fakt, që ka bërë që kompanisë së kontraktuar për përpunimin e mbetjeve ti vihet gjobë 15 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që për administratorin e kompanisë është bërë kallëzim pranë organeve të drejtësisë.

Sipas kryeinspektori Agasi, kjo është një situatë e rëndë dhe shkelje flagrante e detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e spitalit rajonal Korçë dhe kompanisë së kontraktuar për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve.

Bazuar në ligjin 10463 neni 52, datë 22.03.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” spitali rajonal i Korçës për kundravajte administrative është gjobitur në masën 1.500.000 lekë të reja, për moszbatim të rregullores për administrimin e mbetjeve sptitalore. Bazuar në ligjin 10463, neni 44, datë 22.03.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” kompania e liçensuar nga spitali rajonal Korçë për përpunimin e trajtimin e mbetjeve spitalore është gjobitur me masën 1.500.000 lekë të reja, pas konstatimit se kompania ka pasur mbetje të papërpunuara. Nga ana Inspektoriatit është proçeduar gjithashtu me kallëzim pranë organeve të drejtësisë për administratorin e kompanisë” ka thënë Agasi.Kreu i ISHMP-së Ergys Agasi shprehet se ISHMP do të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj ligjore, në sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë, si dhe do të penalizojë me ndërshkime maksimale të gjithë ato institucione, subjekte apo individë pa asnjë tolerancë që do të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore dhe vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve' tha ai.

Ndërkohë, ISHMP vijon kontrollin dhe inspektimin  për situatën në qarqet e tjera të vendit për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë