2019-ta ka qenë një vit i tmerrshëm për brazilianin Neymar që vijon t’i dhurojë surpriza të pakëndshme. Pas një dëmtimi të pësuar në këmbën e djathtë në janar të këtij viti që e detyroi të humbiste 18 ndeshje por edhe akuzave të ditëve të fundit për përdhunim ndaj një modeleje për yllin brazilian vjen një tjetër lajm i keq.
Sulmuesi i PSG-së është dëmtuar në kaviljen e djathtë gjë që e detyroi të dilte më herët nga fusha në miqësoren që Brazili luante me Katarin.
Neymar është parë të ecë më pas me paterica dhe ky dëmtim e detyron të humbasë Kupën e Amerikës që nis më 15 qershor. Kombëtarja Seleçao duhet të bëjë pa yllin e skuadrës në përballjet me rivalët e tjerë të kontinentit të Amerikës Jugore/ Përgatiti Andi Kapxhiu