Tmerr për Theo Hernandez, grabitet shtëpia e mbrojtësit të Milan! Bashkëshortja dhe foshnja të pranishëm

Tmerr për Theo Hernandez, grabitet shtëpia e mbrojtësit të Milan! Bashkëshortja dhe foshnja të pranishëm

Theo Hernandez

Tmerr dhe panik në shtëpinë e Theo Hernandez. Disa grabitës janë futur dje në vilën e mbrojtësit të Milan në rajonin e Cassano Magnono në provincën e Varese, duke marrë sende të çmuara. Mbrojtësi nuk ka qenë në banesë në kohën e sulmit, teksa partnerja e tij Zoe Cristobali ka qenë e shokuar dhe frikësuar pasi ndodhej në shtëpi me foshnjën vetëm gjashtë muajsh.

SportMediaset bën me dije se policia nuk ka mundur të identifikojë grabitësit, që janë larguar me sende të çmueshme me vete. Kjo është hera e disatë që yjet e Serie A kanë rënë preh e grabitjeve, megjithë sigurinë e shtuar në vilat e tyre dhe jetesën në zona rezidenciale.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar

Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar