Katër emigrantë marokenë janë gjetur të fshehur brenda makinave, mes tyre dhe një vajzë 15-vjeçare.

Klandestinët u kapën në doganën e Beni Enzarit në kufi me Spanjën.

Dy prej tyre ishin fshehur në ndenjëset e pasme të makinave, ndërsa dy të tjerët tek pjesa midis kroskotit dhe motorit.

Të rinjtë u dërguan në spital për trajtim mjekësor pasi shfaqën shenja asfiksie.