Po bëhen virale pamjet e filmuara në Botsvanë nga një turiste, e cila dokumentoi se si, gjatë një udhëtimi me varkë në deltën e lumit Okavango, një hipopotam filloi të sulmonte varkën e mbushur me vizitorë, qartazi të frikësuar nga prania e kafshës.
Gjitari jashtëzakonisht territorial iu vu në ndjekje varkës së vogël me motor, duke u zhytur dhe duke dalë disa herë nga uji.
Në fillim, udhërrëfyesi që shoqëronte grupin e turistëve kishte ngadalësuar për t’u dhënë mundësi vizitorëve të admironin hipopotamin. Por, pasi vlerësoi sjelljen e kafshës, udhërrëfyesi përshpejtoi lëvizjet e varkës, duke i shpëtuar të gjithë nga tërbimi i hipopotamit./Corriere




Komente
Komento