Një grup aktivistesh nga Togo kanë bërë një apel për gratë: “Të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre për një javë”, në mënyrë që të detyrojnë presidentin të heqë dorë nga detyra e tij. Greva do të nis ditën e sotme dhe do të vazhdoj deri të dielën.
Sipas lideres së grave në këtë organizate të quajtur “Të shpetojmë Togon”, Isabelle Ameganvi, duhet ushtruar presion mbi burrat për të bërë të mundur që presindeti Faure Gnassingbe të japë dorëheqjen. Sipas opozitës, reformat e fundit elektorale të ndërmarra do t’a bëjnë më të thjeshtë rizgjedhjen e Gnassingbe në zgjedhjet e ardhshme, të cilat priten të mbahen në tetor.
Situata në lidhje me të drejtat e njeriut në këtë vend nuk është aspak e mirë. Gjatë muajit gusht dy protesta janë ndaluar nga policia duke përdorur edhe gaz lotsjellës dhe janë arrestuar rreth 100 protestues. Ndonëse edhe nga fuqi të tjera politike është kërkuar dorëheqja e presidentit, ka qenë pikërisht “greva e seksit” ajo që la patur një ndikim më të madh në popull.
Megjithëse është pritur si një ide e mirë nga pjesa më e madhe e popullësisë, sërish njerëzit janë skeptikë sa i përket përmbushjes së kësaj thirrje.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com