Tojota ka vendosur të tërheqë nga tregu botëror të paktën 2.77 milion automjete, kryesisht të modelit Prius, për shkak të problemeve teknike në dy muajt e fundit.
Vetëm 1.5 milion automjete do të tërhiqen në Japoni, ndërsa pjesa tjetër në SHBA dhe Europë.
Një zëdhënës i kompanisë tha se problemet janë vërejtur në boshtet e automjeteve dhe për kthimin e tyre në normalitet duhen të paktën 50 minuta për secilin prej makinave.
Në muajin tetor, Tojota tha se do të tërhiqte nga tregu 7.4 mln automjete për shkak të problemeve në dritare, sasia më e madhje kjo, e automjeteve të tërhequra ndonjëherë që prej vitit 1996, kur Ford Motor largoi nga tregu 8 mln makina.
(a.q/a.t shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com