TIRANË – Në Komisionin e Ligjeve kanë nisur debatet mbi projektligjin e paraqitur nga ministria e bujqësisë “Për kalimin në pronësi pa shpërblim te tokës bujqësore”. Një ditë më parë komisoni me kërkesë të opozitës vendosi të shtynte diskutimin për shkak se nuk ishin njohur me nenet dhe detajet e tij.

Në mbledhjen e sotme, zyrtarë të ministrisë së bujqësisë kanë paraqitur draftin, në të cilin sipas të majtëve nuk pasqyrohen ndryshimi nga ligji i mëparshëm.
Të majtët kanë rezervuar kritika për projektligjin, i cili sipas tyre favorizon vjedhjen e pronës.

FATOS HOXHA (PD): S’po ja vjedh njeri po i bëjmë pronarët me toka
SHEGA LIGORI (PS): Po bëni ligj korruptiv
ILIR RUSMAJLI : Shega, ka mundësi të mos bertisni, ju se keni kuptuar.
LIGORI: Mos më ofendoni

RUSMAJLI: Hap mendjen moj Shega, kuptoje
LIGORI : Ore kryetar ta thashë që se bëni dot
RUSMAJLI – LIGORIT: Nuk i bëjmë ne të gjitha, do bëjmë gjysmën. Kur të vini ju bëjeni vetë

FATOS HOXHA – VASILIKA HYSIT: Kush t’i ka dhënë ty këto grada shkencore, pasi hysi i tha zoti hoxha nuk është faji im që s’merrni vesh ju.

Sipas të majtëve në draft keni parashikuar se do të përfitojnë nga ky ligj vetëm ata që kanë gjendje civile, pra s’e kanë ndryshuar.

LIGORI - Ndërkohë që ka familje që janë shpërngulur në Tiranë dhe kanë tërhequr edhe me gjendje civile

RUSMAJLI: Ne do ju japim tokë vetëm atyre që mundemi

Debati në komision vijon dhe në këto momente.

(fc/aq/shqiptarja.com)