Tokat në bregdet, propozimi i
PR-së diskutohet në komisione

Tokat në bregdet, propozimi i<br />PR-së diskutohet në komisione
TIRANE- Propozimet e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu për ndryshime në ligjin për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, referuar tokave në bregdet, janë diskutuar sot në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Relacioni i kësaj nisme ligjore është mbajtur nga deputeti republikan, Agron Duka, i cili theksoi se, zbatimi i këtij propozimi nuk shkakton kosto për buxhetin e shtetit, por vetëm ndihmon në zhvillimin e turizmit në bregdetin e Jugut.

“Këto vendime dhe Kushtetutaa e Republikës së Shqipërisë diktojnë zgjidhjen e së drejtës së pronësisë mbi pronësinë në bregdetin e Jugut në favor të pronarëve të ligjshëm dhe trashigimtarëve të tyre. Zgjidhja më sipër mbështet në vlerësime realiste shkencore të profesorëve të krahinës së bregdetit të Jugut. Miratimi i kërij projektligji nuk ka asnjë efekt negativ në Buxhetin e Shtetit”,-  tha Duka.

Një ditë më parë PR-ja kërkoi shfuqizimin e ligjit 7501 për kompensimin e tokave në bregdetin e Jugut, ku sa i përket nismës ligjore, kërkohet kthimi fizik i pronave në bregdet te pronarët e ligjshëm.

Krah kësaj nisme është edhe Shoqata e Pronarëve të Tokave në Bregdet, të cilët kërkojnë kthimin fizik të tokave të tyre me pretendimin se në bregdetin e Jugut nuk ka pasur toka bujqësore që të trajtohen si me ligjin 7501.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin