Tokë e shkrumbuar dhe pisha të djegura, shihni dëmet që la pas zjarri! Si u zgjua Shëngjini! Çako: S'ka më vatra zjarri

Lezhe- Dhjetra hektarë tokë e shkrumbuar dhe drurë pishash të djegura, kanë lënë pas zjarret që u intensifikuan pasditen e djeshme në kurorën e fshatit Mal Shëngjin, të njësisë administrative Shëngjin, të bashkisë Lezhë. Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet si është zgjuar sot Shëngjini.

Ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe me helikopter, ka qene e domosdoshme dhe bëri të mundur të vinte nën kontroll intensitetin e flakëve që kishin përfshirë pasditen e djeshme kurorën me pisha në Shëngjin.  

Edhe nga pamjet që shikoni në video duken pemë të mëdha pishash të djegura shumë pranë banesave në kodrat e Shëngjinit, duke treguar se nëse nuk do të ishte ndërhyrja nga ajri pasojat mund të ishin edhe më katastrofale. Ka dhe banesa të prekura apo të përshkruara nga zjarret por do të jetë bashkia e lezhës që do të kryejë një monitorim për të bërë publik dhe një bilanc të dëmeve që janë shkaktuar. Ndërkohë dje flakët rrethuan dhe disa resorte turistike në bregdet.Dy vatrat e medha, ajo e Ranes së Hedhun dhe ajo pranë portit të Shëngjinit sot kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve për shkak të erës.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se dita e djeshme ishte një nga situatat më të vështira,por që sot situata është nën kontroll.

Ka qenë një situatë nga më të vështirat që kemi kaluar. Ka qenë një rrezik shumë i madh për shkak të një percipetimi të jashtëzakonshëm, për shkak të erës së fortë, disa vatrave të vogla u bënë të mëdha. Falë angazhimit të gjithë Shqipërisë, forcat zjarrfikëse nën drejtimin e drejtorit të shërbimit të zjarrfikësive Arben Cara, stafit të tij është bërë e mundur që gjendja të mbahet në kontroll, të mos kemi dëme në njerëz, por dëme të vogla në biznese. Nëse nuk do të punohej pa pushim për 48 orë do të ishte një histori e trishtë”, tha Ndreu. 

Më tej kryetari i bashkisë shtoi se po trajtojnë edhe vatrat më të vogla, pasi mund të riaktivizohen për shkak të erës.

Po trajtojmë edhe vatrat më të vogla, presim helikopterë, të ribëjmë një rivlerësim të disa vatrave që nuk janë aktive, por historia tregoi që me erën mund të riaktivizohet. Jemi të gjithë këtu, me zjarrëfikësit e Tiranës, Durrësit, Fierit,Beratit dhe të gjithë Shqipërisë'

Shërbimi i Emergjencave në Lezhë, informon se forcat zjarrfikëse me 300 efektivë të FA dhe 100 punonjës të Bashkisë vijojnë betejën me vatrat aktive dhe trungje të ndezura ndërkohë era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave. 

Mjetet zjarrëfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme.

Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë natës është monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektivë të Forcave të Armatosura e të njësisë administrative,  bashkisë, duke fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës.

Vatrër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia admistrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës.
Një vatër zjarri në përfundim është në lagjen Nënë Tereza, ( Kodër Marlekaj), të qyterit të Lezhës, e shfaqur në orët e para të ditës së sotme.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Zjarri në Shëngjin, Çako: S’ka më vatra, situata në kontroll! Do vlerësohen dëmet

 

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur për situatën e zjarrit në Shëngjin. Në një prononcim për mediat, Çako tha se dy avionët italianë Canadair kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për shuarjen e flakëve. Sipas Çakos, zjarri është shuar dhe tashmë është ndërprerë ndërhyrja me helikopterë. Aktualisht ka grupe në terren që po vazhdojnë me mbikëqyrjen dhe kontrollin e zonës.

Çako tha se do të bëhet një analizë e dëmeve në biznese dhe sipërfaqes së djegur.

Haki Çako: Vënia në lëvizje e dy avionëve italianë Canadair kanë qenë suport i jashtëzakonshëm. Gjej momentin për të falënderuar heronjtë e kësaj historie, zjarrfikësit strukturat operacionale të nivelit vendor dhe mbi 300 forca të FA, pa diskutuar prej gati 3 ditësh përfshirja pa shkëputje e gjithë stacioneve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të shumë bashkive. Shpresoj që situata të tilla mos të na sprovojnë, është diçka e rëndësishme që të kuptojmë se fatkeqësitë natyrore janë përgjegjësi e të gjithë qytetarëve dhe strukturave shtetërore. Jemi në gatishmëri dhe operojmë edhe në vende të tjera ku kemi prezentë zjarre.

Është djegur sipërfaqe e konsiderueshme pylli dhe kjo është një fazë tjetër që do vi pas kësaj. Vlerësimi i dëmeve në pyje dhe objekte në një fazë tjetër. Janë duke u tërhequr tashmë se s’kemi më vatra zjarri, ka përfunduar operacioni dhe me helikopterë. Po vazhdojmë me mbikëqyrjen dhe kontrollin e zonës.

Helikopteri i FA ka qenë në operacion gjatë gjithë kohës. Zjarre ka pasur në gjithë vendin, helikopteri ka qenë në operacion ën disa vende. Prandaj u bë kërkesa për ndihmë nga mekanizmi i mbrojtjes civile europiane.

A ka pasur ndërhyrje me vonesë?

Pjesë e analizës do të jetë gjithçka e operacionit, po bashkëpunojmë me autoritet lokale.

Pse nuk u përdorën të dy helikopterët e FA?

Analiza bëhet pas këtij operacioni, helikopterët janë në proces, po operojnë në Tepelenë. Nuk ka helikopter për çdo fshat. Banorët të sinjalizojnë në kohë.

Të gjitha mjete janë të nevojshme, jemi në kulmin e verës. Vendetë tjera janë duke u djegur, ka pasur edhe humbje jetësh të njerëzve. Ajo që vlen të theksohet është që energjia e burimeve njerëzore dhe përfshirja e gjithë shoqërisë është një domosdoshmëri.

Ora 11:48
Zjarri në Shëngjin, avionët italinë ‘Canadair’, monitirojnë zonën nga ajri

 Avionët italianë ‘Canadair’ po monitirojnë zonën e Shëngjinit nga ajri. Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se një nga avionët është duke vëzhguar pjesën afër bregdetit.

Vëzhgimi i tyre ka si qëllim parandalimin ndonjë vatre zjarri e cila mund të riaktivizohet si pasojë e erës.

Ora 10:46
Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Një nga situatat më të vështira që kemi kaluar! Pritet sërish ndërhyrja helikopterë

 

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dhënë një intervistë për mediat lidhur me zjarrin që përfshiu Shëngjinin gjatë gjithë ditës së djeshme, 30 korrik.

Ndreu e cilësoi si një nga ngjarjet më të vështira, por falë angazhimit të të gjjithë Shqipërisë gjendja u mbajt në kontroll.

“Ka qenë një situatë nga më të vështirat që kemi kaluar. Ka qenë një rrezik shumë i madh për shkak të një percipetimi të jashtëzakonshëm, për shkak të erës së fortë, disa vatrave të vogla u bënë të mëdha. Falë angazhimit të gjithë Shqipërisë, forcat zjarrfikëse nën drejtimin e drejtorit të shërbimit të zjarrfikësive Arben Cara, stafit të tij është bërë e mundur që gjendja të mbahet në kontroll, të mos kemi dëme në njerëz, por dëme të vogla në biznese. Nëse nuk do të punohej pa pushim për 48 orë do të ishte një histori e trishtë”, tha Ndreu.

Më tej kryetari i bashkisë shtoi se po vijon ndërhyrja edhe për vatrat më të vogla, pasi mund të riaktivizohen për shkak të erës.

“Po trajtojmë edhe vatrat më të vogla, presim helikopterë, të ribëjmë një rivlerësim të disa vatrave që nuk janë aktive, por historia tregoi që me erën mund të riaktivizohen. Jemi të gjithë këtu, me zjarrëfikësit e Tiranës, Durrësit, Fierit,Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Po punojmë edhe me operatorët turistikë për ta netrualizuar, sepse tek disa ka pasur shok psikologjik, panik te disa pushues, por tani këto janë gjëra të tejkaluara”, përfundoi ai.

Ora 10:24
Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

1722412098_Screenshot1.jpg

Pasditen e djeshme Policia urdhëroi evakuimin e banorëve të lagjes afër portit të Shëngjinit, pasi pranë portit ndodhet një çisternë me 5 mijë litra gaz e flakët po përparonin duke zbritur poshtë kodrës ku ndodhej dhe cisterna.  Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamjet ku ndodhet cisterna dhe sa afër I janë afruar flakët. Nëse nuk do të ishte ndërhyrë nga ajri do të ishte shkaktuar një katastrofë e vërtetë.

Ora 08:54
Vihen në kontroll flakët në Shëngjin, pritet sërish ndërhyrje me helikopter

Situata kaotike e zjarreve në Shëngjin është vendosur në kontroll.

Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme natyrore.

Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin. Ndërkohë pritet ndërhyrja me helikopter për shuarjen totale të flakëve.

Prej dy ditësh zjarri në Shëngjin ka qenë aktiv. Të martën e 30 korrikut situata u përkeqësua, pasi për shkak të erës dhe bimësisë së dendur, flakët iu afruan resorteve turistike tek Rana e Hedhun. Një shtëpi pushimi u dogj ndërsa shumë pushues dhe banorë u evakuuan nga zona.

Forcat e shumta zjarrfikëse, ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe helikopteri ndihmuan që të vënë nën kontroll situatën e zjarreve.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 31/07/2024 10:17

    Tana pa leje

    Përgjigju
  • Emigranti: 31/07/2024 10:10

    Kam pyetje per gjith demokratet e socialist Pse nuk kishte zjarre te tilla ne kohen e xhaxhit te madh Pse ne ate koh kur ndodhte fatkeqesi te tilla ngrihej gjith populli dhe tani bene sehir Kur forcat zjarfikse luftojn me flaket dhe banoret e zonave bejn sehir dhe ankohen pse nuk fiken flaket Nga sa pam ne TV zonat e zjarrit ishin sikur te vena me dore njeriu Pse banoret e ketyre zonave nuk denoncijm per bejn sehir Natyren ku jetojm e mbrojm te gjith jo vrtem shteti zoterinj fshatar te bere me leke Tani leket qe keni bere mbroni dhe natyren ku jetoni Denonconi keqberesit

    Përgjigju
    • LORA: 31/07/2024 12:49

      Ekzakt,Emigranti.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin