‘Tokio 2020’, eleminohet në raundin e parë xhudisti shqiptar, dëmtohet gjatë ndeshjes me kundërshtarin

Përfaqësuesi shqiptar në Lojërat Olimike ‘Tokyo 2020’, xhudisti Indrit Cullhaj është eleminuar që në raundin e parë. Njoftimi është bërë me dije nga Komiteti Olimpik Shqiptar përmes një njoftimi në ‘Facebook’. Xhudisti shqiptar garonte në kategorinë deri në 66 kg dhe është dorëzuar pas 11 minutash në përballjen me kundërshtarin e tij nga Kosta Rika, Sancho Çinçilla.

Ndeshja e Cullhaj është luajtur në orën lokale 11:00, ndërsa me orën e vendit tonë përkon në 04:00 të mëngjesit. Por, Cullhaj përveç humbjes është përballur edhe me një dëmtim dhe ka qenë e nevojshme të shoqërohet me barelë jashtë tapetit. Deri më tani nuk kemi asnjë informacion në lidhje me dëmtimin por KOKSH bën me dije se Cullhaj është nën vëzhgimin e ekipit mjekësor për të zbuluar dhe dëmtimin që ka marrë.

Xhudisti shqiptar edhe pse kishte një epërsi të dukshme ndaj kundërshtarit në çdo kapje, nuk ia ka dalë, duke e humbur takimin.

“Përfundoi me dëmtim përfaqësimi i Indrit Çullhajt në Tokyo 2020.

Xhudisti kuqezi që garonte në kategorinë deri ne 66 kg është dorëzuar pas 11 minutash në përballjen me kostarikanin Sancho.

Çullhaj e nisi me besim ndeshjen e tij, duke bere kapje te sigurta dhe duke mos i dhënë për asnjë moment shansin kundërshtarit që te pretendonte. Edhe pse kishte një epërsi të dukshme ndaj kundërshtarit në çdo kapje, Çullhaj nuk ja ka dalë, duke e humbur takimin.

Në kapjen e fundit sportisti Olimpist pësoi edhe një dëmtim, ndërsa është dashur që të shoqërohet me barelë jashtë tapetit.

Çullhaj është nën vëzhgimin e ekipit mjekësor për të zbuluar konkretisht dëmtimin”, shkruan KOKSH.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS