TOKIO - Japonia ka raportuar rënien ekonomike më të rëndë që nga viti 2011, me Prodhimin e Brendshëm Bruto me një rënie 6,8 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013 dhe 1,7 për qind në krahasim me tre muajt e mëparshëm, edhe pse për të ardhmen qeveria është optimiste, tha një zyrtar në një deklaratë të lëshuar sot. "Konsumi ishte minus pesë për qind nga tremujori i kaluar, ndërsa taksa e shitjes u rrit 5-8 për qind në prill", deklaroi ministri japonez i Ekonomisë, AkiraAmari. Ai shtoi se rënia ishte pjesë e "pritshmërisë" dhe se qeveria japoneze parashikon një rimëkëmbje graduale. "Duke parë të dhënat mujore, gjatë muajit prill-qershor, shitja e mallrave elektronikë po ringjallet pas rënies së ndjeshmë në muajin mars", tha Amari. "Tregu i punës është duke u ngritur në mënyrë të qëndrueshme. Duke marrë këto parasysh, ekonomia e Japonisë vazhdon të ketë një rimëkëmbje të moderuar si një prirje dhe efekti i rritjes së taksave të shitjes është zbutur", shtoi ai. Një rritje e taksave të shitjes pritet në muajt e ardhshëm./ATSH/