/ATSH-AFP/ - Parlamenti japonez miratoi sot disa ligje mbi mbrojtjen që mundësojnë dërgimin, për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, të ushtarëve në një konflikt jashtë vendit.
Senatorët votuan në një seancë plenare këtë tekst duke i dhënë një interpretim të ri Kushtetutës paqësore të vendit, pas debatesh të fuqishme dhe manifestimesh jashtë parlamentit.
Presidneti i Senatit, Masaaki Yamazaki, njoftoi se miratimi u krye me 148 vota pro dhe 90 kundër.
Për ata që i kundërvihen, këto ligje, që kanë për qëllim t'i mundësojnë Japonisë të ndërhyjë për të mbrojtur një alet, bien ndesh me heqjen dorë nga lufta të nënshkruar në artikullin 9 të Kartës themeltare në vitin 1947 me detyrim nga SHBA-ja.