Tollumbace me oksid azoti, Britania nismë ligjore për ta ndaluar! Flet Avokati: Do klasifikohet si drogë! Deri në 14 vite burg kush e tregton

Tollumbacet me oksid azoti të cilat po përdoren masivisht në Britaninë e Madhe nga adoleshentë dhe të rinj të moshës 16 – 24 vjeç janë kthyer në problem shqetësues social prandaj autoritetet kanë ndërmarrë nisma ligjore

Avokati Naim Hasani në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv tregon se ky product blihet rëndom kudo dhe përdoret masivisht tek të rinjtë nëpër festat e tyre.

Përdorimi në mënyrë të pakontrolluar mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore tek të rinjtë prandaj autoritetet kanë hartuar një draft ligj që parashikon dënimin e atyre që kapen me këtë lëndë por dhe me ata që e tregtojnë apo e shpërndajnë.

“Do të klasifikohet si kategori droge C, në mesin e kanabisit. Ata që kapen me të do të dënohem me 2 vjet burg ndërsa shpërndarësit deri në 14 vite burg.  Pr/ligji është paraqitur në parlamentin britanik dhe pritet të miratohet pasi qeveria i ka votat.  Adendimi pritet të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit” tha Hasani për gazetarin Nertil Agalliu

Edhe në Tiranë tashmë në lokalet e natës që frekuentohen nga të rinj dhe adoleshentë ky produkt ka hyrë dhe shitet si të ishte një pije e thjeshtë.

Report Tv solli dje pamje ekskluzive nga një klub nate në Tiranë, që i ofronte të rinjve tullumbace me oksid azoti, si të ishin duke porositur kafe. Gazetari ynë arriti të blejë fare lehtësisht këtë substancë duke e porositur te kamerieri, i cili pasi i shpjegon se si ta konsumojë, i ofron edhe kuponin tatimor, 300 lekë një tullumbace me oksid azoti

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?