Doshi i përgjigjet Berishës: Je një hajdut që vetëm shpif, më 12 maj do të kesh humbjen më të turpshme! PD-së i marrim 1 mandat në Kukës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi, akuzoi Sali Berishën si hajdut, dhe e paralajmëroi se humbja e tij më 12 maj do të jetë e turpshme. Gjatë një takimi elektoral, Doshi tha se do t’ia marrë PD-së një mandat në Kukës.

“Faktikisht Berisha nuk e di çfarë është Zoti se ka qenë kundër Zotit gjithmonë. Është prej atyre komunistave që kënqet me këta njerëzit që vuajnë. Sali ti je hajdut që në 91 që ke vjedh lekët e arkës së PD, ti je hajdut jo unë. Di vetëm me shpifë, di vetëm me sha. Humbi edhe bashkinë e Shkodrës dhe kjo i dhemb shumë. Hija ime i del Berishës edhe në Kukës. Do ia marrim PD edhe një mandat në Kukës. Sali Berisha do të ketë humbjen më të turpshme më 12 maj.

Në këtë takim kryetari i PSD Doshi tha social demokratët janë të pranishëm në gjithë vendin duke kërkuar mandate deputeti në 12 qarqet e vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

"Votoni PSD se unë jam deputeti që ju kam përfaqësuar dhe do t’ju përfaqësoj edhe 4 vjet të tjera", tha Doshi.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Narkos: 23/03/2025 20:00

    Or Tom ti shih njehere a e kap 11 majin jashte se do shkosh ke shoket rilindas te eshte derguat kerkesr per calktim mase sigurimi personal nga SPak sa te miratoj gjykata e posacme dhe bej fushate nga burgu me kismet me shoket rilindas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë

Eduard Zaloshnja: Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë