TIRANE - Për të gjashtën herë në Prokurori. Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi mbërriti në organin e akuzës në orën 13.00 në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij për atentatin që ai pretendon.
Sipas burimeve nga Prokuroria, bëhet e ditur se Doshi ka mbërritur me iniciativën e tij pranë organit të akuzës pasi nuk ka pasur ftesë ndaj ish-deputetit të PS nga ky institucion.
Doshi ka qëndruar në Prokurori pë rreth 3 orë e 35 minuta dhe nuk ka pranuar që të komentojë asgjë në lidhje me këtë çështje.
Ora 16:35 Doshi del nga prokuroria pas 3 orësh e 35 minuta
Tom Doshi ka dalë nga Prokuroria pas 3 orësh e 35 minutash që ai ka qenë duke u pyetur sërish për akuzat e tij.
Ora 13:00 Doshi paraqitet në Prokurori pa ftesë
Tom Doshi është paraqitur në Prokurori pa patur një kërkesë nga Prokuroria për të dëshmuar apo për ndonjë ballafaqim të mundshëm.
Dy ditë më parë deputeti Doshi ka dorëzuar në Prokurori kërkesën për hetues ndërkombëtarë, me pretendimin e një hetimi sa më të paanshëm të akuzave të ngritura nga ai për një atentat të mundshëm ndaj vetë Doshit dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com