TIRANE- Andi Toma është emëruar që nga viti 2005 drejtor i Departamentit Juridik në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, të drejtuar nga kreu aktual i PDsë. Lulzim Basha. Më pas, ai ka zëvendësuar në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Rrugëve Lejla Saraçin, e cila, pasi u largua për rezultate të dobëta në punën e saj, u rimor në punë nga Berisha përkohësisht, vetëm për „karshillëk” ndaj ish-kryeprokurorit Sollaku, që e kishte shpallur të pandehur për abuzim me detyrën shtetërore në tendera.
/Shqiptarja.com
