Mjekja shqiptare në Monza të Italisë, Adela Sulejmani në një lidhje direkte me emisionin “Repolitix” tha se në Italia ka një numër të lartë të prekurish, ku vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 2214 persona. Megjithatë ajo tha se pas 10 ditësh mendohet se do të shihen efektet e para të masave të marra nga qeveria Italiane që do të shënojnë një ulje të numrit të të infektuarve. Ajo bëri thirrje që të rinjtë të rinë në shtëpi dhe të mos e neglizhojnë këtë situatë pasi nuk është një grip i zakonshëm.
Qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e kontakteve fizike është mënyra më e mirë për të luftuar virusin tha Sulejmani, ndërsa shtoi se masat duheshin marrë më përpara dhe se të rinjtë duhet të ndërgjegjësoheshin para se të shkaktohej ky numër i lartë viktimash dhe të infektuarish.
‘Vetëm sot kemi 2214 raste me shumë të infektuar krahasuar me dje, gjëja më e mirë është që shumica rreth 80 % e kalojnë me simptoma të lehta dhe nuk kanë nevojë që të shtrohen në spital. Duke qenë se Italia ka një jetëgjatësi të lartë dhe ka mosha të vjetra atëherë ka një situatë paska më kritike. Masat duheshin marrë më përpara dhe jo neglizhuar pasi nuk ishte një grip i thjeshtë që kalon pa probleme. Aftësitë ngjitëse të virusit janë shumë herë më të larta krahasuar me një grip të zakonshëm. Të rinjtë e neglizhuar dhe e cilësuan një grip normal. Duke shmangur vetëkarantinimin ata vazhduan zinxhirin e transmetimit të virusit dhe për këtë arsye kemi këtë shifër të lartë të prekurish. Mendohet pas 10 ditësh do të ketë rënie të rasteve duke qenes se do jepet dhe efekti masave që janë marrë nga Italia. Ne si individë jemi forcë të madhe për ta ndaluar këtë virus, duhet të izolohemi, të rrimë në shtëpi dhe të kemi kujdes higjienën .Vetëm kështu do largojmë virusin', tha Sulejmani.
Në lidhje me testimin e ilaçeve si kurë ndaj koronavirusit, mjekja Suljemani tha se “është një ilaç baza e të cilës përdoret për të kuruar artriti reumatoid dhe që ka vepruar shumë mirë te disa pacientë, por do e tregojë koha se si do të vazhdojë si kurë’.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi/ Tomini në 'Repolitix': Nga 23 raste të infektuar, 18 persona qëndrojnë në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë
21 Janar, 21:42
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12