Ndyshe nga ajo që ndodhi dje,ku Kamza zbriti nga superliga pas humbjes 2-0 me Besën, të shtunën Tomori nuk bën gabimin e kamzalinjëve. Beratasit ishin me fat, pasi takimi me Besëlidhjen u mbyll në barazim 0-0, rezultat të cilin nuk e ndryshojnë as minutat shtesë.

Duhej të vinte seria e penalltive për të përcaktuar skuadrën që në sezonin e ri do të luaj në kategorinë superiore. Tek penalltitë fati ishte me beratasit, pasi lezhjanët shenjestrën e kishin tek shtyllat. Portieri i Besëlidhjes, Dashamir Xhika, priti 2 penallti dhe realizoi gjuajtjen e tij, por “gardiani” u tradhëtua nga shokët e tij.

Besëlidhja nuk e meritonte këtë fat, pasi në përgjithësi ata dominuan takimin. Gjykimi i kryesorit Sino ishte konfuz, pasi gaboi në disa raste me vendimet e tij, por nuk ishte përcaktues në rezultat.(rb/shqiptarja.com)