Tomorr Alizoti i dha fund qëndrimeve të tij pa qëndrim dhe pa ngjyrë politike, kur deklaroi në një emision televiziv se qenka marrëzi ankimimi i një vendimi, pasi partia na është një bashkim vullnetar.
Ky pinjoll i familjes me emer të madh, që karrierën politike e ka dhuratë nga mbiemri, harroi për një moment që në politikë përmbajtja dhe jo forma populiste, integriteti dhe jo zvarritja, janë cilësitë që i japin nder emrit dhe mbiemrit.
Z. Alizoti, mbështetës publik i z. Basha kur ai u rizgjodh vitin e shkuar pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, sot merr flamurin e shpalljes legjitim të Berishës, pa thënë asgjë se çfarë mendon ai realisht, edhe si zëvendëskryetar i Komisionit të Jashtëm për shpalljen "Non grata" të ish-Kryeministrit Berisha.
Me qëndrimet e tij as mish as peshk, sot më në fund e gjeti veten tek Foltorja, më tepër nga frika se sa nga e drejta.
Me gjasë, Berisha do ta përfillë aq sa Aldo Bumçin, por ky është dhe trajtimi i merituar për dikë që çdo gjë në politikë e ka dhuratë nga familja ose miqtë që e mbështetën në fillim.
Ai bashkë me shumë nga ata që pas 9 shtatorit sulmuan me çdo epitet ekstrem e banal Bashën, sot duartrokitën dhunimin e institucionit, të cilët treguan se PD-në nuk e duan për demokratët, por për dëshirat e tyre të vogla dhe për ëndrrat me kryetar partie.
Ndoshta realpolitikën Alizoti e ngatërron me futbollin, ku është e rëndësishme të gënjesh për të bërë gol, të cilin, në fakt, ai s'ka për ta bërë dot kurrë as me Berishën dhe as me atë që Berisha do caktojë sërish si pasardhës.
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.3%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 1142
Lajme të tjera
-
Basha rrudh PD-në, Korreshi: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë pse shpenzon lekët e fushatës? S’i doli njeri në Kukës se do fëlliqej
29 Shtator, 17:06
-
Basha takime me qytetarët në Lezhë: Të pastrohet politika përmes vettignut
29 Shtator, 12:18
-
'TIMS' dhe PPP me sterilizimin, Konferenca e kryetarëve ja kalon vendimin Kuvendit për 2 kërkesat e opozitës për Komision Hetimor! Bardhi: Antikushtetues
29 Shtator, 11:27
-
PD: Krimi nuk luftohet duke ndryshuar ministrin e Brendshëm
28 Shtator, 17:53
-
Doni më për ‘Revolucionin’?
28 Shtator, 14:13
-
‘Lufta’ për grupin parlamentar, Basha largon 11 deputetë, mbështetës të Berishës! Shkresa i shkon Kuvendit (EMRAT)
28 Shtator, 12:45
-
Kërkesat e opozitës për Komision Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve
27 Shtator, 18:53
-
Ylli Pata: Refuzimi drastik ndaj Berishës: Ulërima e opozitës shqiptare!
27 Shtator, 18:23
-
Basha takim me biznesin eksportues në Shkodër: Taksat e rritura dhe çmimi i naftës po i çojnë drejt mbylljes
27 Shtator, 17:04
-
PD akuza qeverisë për TEC-et në Vlorë: KESH aferë me energjinë, abuzime në kurriz të taksapaguesve
27 Shtator, 13:46
-
Bardhi dhe Berisha takojnë të ndarë përfaqësuesit e Këshillit të Europës! Kreu i Rithemelimit u 'kërkon ndihmë për drejtësinë'
26 Shtator, 19:48
-
Mero Baze: Socialistët duhet të konfirmojnë qëndrimet e SHBA për Berishën
22 Shtator, 18:22