Toni Kroos konfirmon rikthimin në kombëtaren e Gjermanisë

Toni Kroos konfirmon rikthimin në kombëtaren e Gjermanisë

Toni Kroos

Toni Kroos ka marrë vendimin për t'u rikthyer në kombëtaren gjermane në prag të Kampionatit Evropian të kësaj vere. Mesfushori 34-vjeçar bëri një komunikim ​​të enjten duke konfirmuar synimet për të përfaqësuar vendin e tij.

Kroos tha se atij iu kërkua nga trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, të kthehej në formacionin e ekipit kombëtar për miqësoret e marsit. Gjermania përballet në dy miqësore kundër Francës më 23 mars dhe pret Holandën më 26 mars në Frankfurt. Ai do jetë pjesë e ekipit edhe për Euro 2024.

"Do të luaj sërish për Gjermaninë në mars. Pse? Për shkak se u pyeta nga trajneri (Julian Nagelsmann), jam në humor dhe jam i sigurt se me ekipin në Kampionatin Evropian, është e mundur shumë më tepër sesa besojnë shumica tani", thotë Kroos në kanalet e komunikimit.

Pas Euro 2020, Kroos mori një pushim nga futbolli ndërkombëtar për t'i dhënë përparësi kalimit të kohës me familjen e tij dhe për t'u siguruar që ai të mund të mbante nivel të lartë të performancës me Real Madrid.

Kroos ka zhvilluar 106 paraqitje për Gjermaninë dhe ishte një figurë kyçe në ekipin që fitoi Kupën e Botës në 2014. Ai u shpall lojtari i ndeshjes në gjysmëfinale kundër Brazilit dhe ishte titullar në finalen kundër Argjentinës, duke luajtur 120 minutat e plota, ndërsa Gjermania fitoi 1-0.

Ai u ftua edhe në ekipin e turneut për Euro 2016, pasi Gjermania humbi 2-0 nga Franca në gjysmëfinale. Ndërkohë, Kroos nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij te Real Madrid. Bordi e ka njoftuar pak kohë më parë se ai mund të rinovojë kontratën, e cila i skadon më 30 qershor.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare