Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Toni Kros është lojtari i ri i Real Madrid. Presidenti Perez me dëshirën e Ancelotit ka arritur marrëveshjen me Bayern Munchen për të blerë mesfushorin për 25 milionë euro.

24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Europës. Blerja e Toni Kros nga madrilenët do të zyrtarizohet pas përfundimit të Botërorit.

Pas ardhjes së Kros do të largohet Kedira, mesfushori gjerman nuk është në planet e trajnerit italian.


d.b/shqiptarja.com