Tonin Tërshana merr çelësat
e banesës: Sot kam rilindu

Tonin Tërshana merr çelësat<br />e banesës: Sot kam rilindu
Këngëtari i mirënjohur Tonin Tërshana, sot 66 vjeç ka pëjetuar emocione të forta pasi është një nga përfituesit e banesës sociale çelësat e së cilës i ka marrë sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por ndonëse i sëmurë këngëtari Tërshana nuk ka hezituar që të ishte ai vetë i pari për të hapur derën e apartamentit.

E pamundur që në një ditë si kjo Tonin Tërshana dhe bashkëshortja e tij Meri ti shpëtonin emocioneve.

Teksa inspekton ambientet e brendshme të banesës, Tonin Tërshana tregon se që tani po fillon të mendojë për arredimin e shtëpisë dhe studion e tij.

Lumturinë e familjes Tërshana e të vetë këngëtarit i mirënjohur nuk do të mund të mos e ndjeje edhe përmes këngës kthjelltësi,lumturi të kënduar nga vetë Tonini, lumturi e cila do ta shoqërojë në këtë banesë të re.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat