Foto e Sia nga video e këngës Chandelier
Tiranë, 7 Janar / ATSH/ - "Billboard.com", një ndër faqet e internetit më klikuara dhe më të vizituara në botë, e cila në bazë të sondazheve, klikimeve dhe shitjeve të albumeve muzikore, dhe kritikëve të saj, ka nxjerrë edhe listën e "Top 10 këngëve më të mira të vitit 2014".
Edhe pse në një mori albumesh, emrash të njohur e të rinj, rrymash apo trendesh të kohës, qe nuk ia kanë bërë aspak të lehtë punën stafit që është marrë me klasifikimin, kritikët e Billboard sqarojnë se "Do të donim të përfshinim edhe më shumë artistë në këtë listë, por me përgjegjësinë të plotë për të zgjedhur më të mirën e më të mirës, kemi bërë zgjedhjen e duhur", sqarohet në faqen e tyre.
Klasifikimi i "Top 10 këngëve më të mira për vitin 2014" vijon si më poshtë:
Në vendin e 10-të eshte "5 Seconds of Summer" me hitin "She Looks So Perfect"
Në vendin e 9-të vjen bukuroshja "Taylor Swift" me hitin e saj të titulluar "Blank Space"
Në vendin e 8-të renditen Bleachers, me "I Wanna Get Better"
Në vendin e 7-të vjen bashkepunimi i dyshes Beyonce dhe Nicki Minaj, me hitin "***Flawless (Remix)"
Në vendin e 6-të vjen një tjetër bashkepunim midis Tinashe dhe ScHoolboy Q, me këngën "2 On"
Në vendin e 5-të renditet këngëtari Jason Aldean, me hitin "Burnin' It Down"
Në vendin e 4-t vjen bashkepunimi midis Clean Bandit dhe Jess Glynne, që quhet "Rather Be"
Në vendin e 3-të eshte i pozicionuar Hozier, me këngën "Take Me To Church"
Në vendin e 2-të eshte këngëtari i ri, Kendrick Lamar, me hitin e titulluar "i"
Ndersa në vendin e PARË eshte bukuroshja Sia, me hitin e saj "Chandelier"
/k.m//a.ke/