Siç duket skena e Top Awards është vend shumë i rehatshëm që të gjithë artistët që ngjiten të ‘rrëfehen’. Uragani Era Istrefi, pasi ka qenë kryefjalë e mediave jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, ka dhënë për herë të parë publikisht një mesazh për të gjithë ata që kanë frikë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Pasi falënderoi publikun për vlerësimin me çmimin “Artistja Femër e Vitit” Era i bëri thirrje të gjitha femrave që do të donin të ishin në vendin e saj. “I them të gjitha femrave që duan të jenë në vendin tim, të mos ndalen kurrë për të arritur misionin e tyre,” u shpreh ylli i ‘Bonbon’. Dhe thënë nga Era Istrefi, një mesazh i tillë ka peshë edhe më të madhe.
era istrefi
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)