TIRANË – Projektligji për arsimin parauniversitar ka shkaktuar debate në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe konkretisht mes kryeparlamentarja Topalli dhe deputetit socialist Tauland Balla. Deputeti i majtë ka paraqitur në foltore disa libra shkollorë, veprim pas të cilit ka reaguar kryeparlamentarja duke e ftuar Ballën që të sjellë në Kuvend, librin e kryesocialistit Rama, “Kurban”.

JA DEBATI
Balla: Kam sjellë këtu disa libra
Topalli: Na sill më mirë edhe librin e Edi Ramës
Balla: Ti ke hall doktorature, por doktoratura jote është djegur me kohë. Ndryshe do e kishe sjellë edhe atë këtu.
Topalli: Të gjithë deputetët të sjellin mesataren e shkollës së mesme dhe të lartë në zyrën e burimeve njerëzore

Në Kuvend vazhdon diskutimi i pr/ligjit për arsimin parauniversitar. Deputetja Valentina Leskaj në emër të grupit parlamentar tha se kryeministri abuzon kur thotë se opozita nuk miraton ligjet pa 3/5-tat për arsimin parauniversitar. Provë kundër demagogjisë së kryeministrit është fakti se opozita ka ndryshuar 41 nene nga 72 të pr/ligjit. Pr.ligji është një pikënisje për një arsim cilësor, ndërsa mbetet problem zbatimi i tij. Qeveria ka probleme të mëdha për moszbatimin e ligjit. Ajo ka mungesë vullneti. klientelizëm në arsim, si dhe nxënës e mësues përdoren për fushata zgjedhore.

(sg/shqiptarja.com)