Topalli e Berisha në një zë kundër INSTAT
për borxhet e biznesit: Gënjeni!
Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë me thirrjen “gënjejnë”, ndaj shifrave të deklaruara sot nga kreu i INSTAT-it, Gjergj Filipi, për rritjen ekonomike në vitin 2014. Asaj i është bashkuar edhe ish-Kryeministri Berisha.
TIRANE – Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë me thirrjen “gënjejnë”, ndaj shifrave të deklaruara sot nga kreu i INSTAT-it, Gjergj Filipi, për rritjen ekonomike në vitin 2014.
Nëpërmjet një mesazhi të lëshuar në Fb, Topalli shkruan: “Gënjejnë! Sot dëgjuam mashtrimin e ditës nga “Filipi i madh i INSTAT-it”! Dhe, duke radhitur deklaratat e bëra herë pas here nga Kryeministri Rama lidhur me borxhet e shtetit ndaj biznesit, Topalli i ka konsideruar ato si mashtrime, pasi, sipas saj, nëse në total borxhi që Qeveria ka ndaj sipërmarrësve shkon në 52.4 miliardë lekë, detyrimi që individë e biznese i kanë tatimeve është 76 miliardë lekë.
Edhe ish-Kryeministri Berisha ka kundërshtuar shifrat e INSTAT. Sipas tij, është falsifikuar rritja ekonomike dhe punësimi. Sipas tij, “Rama me Gjergjin e tij, po përgatisin bllofin e rradhës për tremujorin e katërt. Sipas skenarit të tyre, në tremujorin e katert u ça rritja ekonomike dhe "plasi" punësimi! Mirëpo kane kaluar dy javë dhe Rama - Filipi nuk po nxjerrin dot rritjen dhe punësimin e tremujorit të fundit.
Për të falsifikuar të dhënat e anketës së ndërmarrjeve të këtij tremujori, Filipi pushoi nga puna të gjithë anketuesit e Institutit që punonin aty prej mbi 20 vitesh, vetem e vetëm se ata nuk pranonin të falsifikonin të dhënat,”- shkruan Berisha në rrjetin social Fb.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18