Me poshte fjala ne punimet e takimit te Fondacionit Konrad Adenhauer:
Ndjehem shume e nderuar qe ndodhem ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur per te kremtuar nje vit jubile per shqiptaret e lire nga diktatura komuniste.
Ndjehem e privilgjuar te ndaj me ju, pak kilometra larg Memorialit te Murit te Berlinit, emocionet dhe refleksionet e nje cerek shekulli lirie; liri e mendimit, liri e ndergjegjes, liri e fjales, qe 25 vjet me pare ishin herezi ne vendin tim.
Askush me mire se ju gjermanet e Europes Perendimore nuk mund te na kuptoje ne shqiptareve ne kete 25 vjetor te renies se komunizmit.
Ju e festuat me madheshtine e merituar 25 vjetorin tuaj, renien e Murit te Berlinit qe, ne fakt, ishte prologu i lirise per te gjithe Europen Lindore, kudo ku komunizmi ishte perhapur dhe sundonte me metodat me te egra dhe me cnjerezore.
Me te drejte, kancelarja Merkel tha se renia e Murit te Berlinit eshte deshmi se endrrat mund te behen realitet.
Eshte bindja ime e thelle se cdokush, individ, kompani apo entitet shteteror qe kerkon te ndertoje dicka te mire, mund te gjeje tek gjermania modelin e frymezimit.
Ishte keshtu edhe 25 vjet vjet me pare, kur, pavaresisht izolimit te gjate dhe te tmerrshem 45 vjecar, shqiptaret e gjeten, fillimisht, oazin e tyre te Lirise, ne ambasaden gjermane ne tirane.
Kjo ndodhi me 2 korrik 1990, 5 muaj perpara se te niste Levizja e Dhjetorit ne Tirane, fryti me historik i te ciles ishte krijimi i Partise Demokratike te Shqiperise, partia e pare opozitare pas 45 vjetesh erresire komuniste.
Tremije shqiptaret qe rrezuan murin e frikes brenda vetes dhe kerkuan strehim politik ne ambasaden gjermane ne Tirane, ishin sinjali i pare i shpreses se diktatura mund te thyhej, se ne mund te rigjenim rrugen drejt lirise, rrugen drejt Europes.
Do te doja te ndaloja ne secilen fotografite kesaj ekspozite dhe t'ju shpjegoja momentet dramatike te atyre diteve historike. Megjithate, jam e sigurte se portretet e secilit ne foto vlejne sa njemije fjale.
Ajo qe duhet te dini eshte se, neqoftese keto foto do te ishin video, ju do te degjonit vetem dy thirrje nga demonstruesit: Enver- Hitler. I pari eshte diktatori i Shqiperise komuniste, Enver Hoxha. Tjetri eshte ai qe e njohim te gjithe, njesoj mizore.
Thirrja e dyte e protestuesve te '90-es eshte lejtmotivi me kuptimplote per cdo brez shqiptari: e duam Shqiperine si gjithe Europa!
Kjo thirrje eshte sot me aktuale se kurre, sepse, edhe pas 25 vjeteve ne liri, Shqiperia ende nuk eshte si gjithe Europa!
Edhe pse ne shqiptaret vazhdojme ta duam fort Europen, ta duam shume Gjermanine, te solidarizohemi me Francen, te mesojme anglisht dhe te ushqehemi me stil italian.
Nuk dua qe kjo te me lexohet si pezimizem. Jo!
Une u perkas atyre qe besojne se shqiptaret nuk do ta humbin rrugen, edhe pse disa reminishenca te se kaluares komuniste jane shfaqur sot ne drejtimin e vendit.
E kam te palekundur kete besim, sepse i perkas nje familjeje qe nuk u perkul nga diktatura, megjithese u shpronesuam me dhune, u vrame, u pushkatuam, u burgosem dhe u internuam.
Mund t'ju duket e pabesueshme, por keto dy vjet qe vendi qeveriset nga ish Partia Komunsite, portretet e diktatorit Enver Hoxha shfaqen ne festa zyrtare kombetare ku merr pjese kryeministri, komunistet bene para pak ditesh manifestim ne kryeqytet me portretet e diktatorit dhe qeveria dekoroi me rastin e Festes se Clirimit disa prej xhelateve te inteligjnces shqiptare, disa prej persekutoreve me te eger, oficere te larte te Sigurimit te Shtetit, (stasi) madje edhe anetare te Byrose Politike, udheheqjes komuniste te kohes.
Po te ma kishin thene para pak vitesh se nostalgjiket e komunizmit mund te rishfaqeshin keshtu ne Shqiperi, nuk do ta kisha besuar. Por megjithese kjo eshte nje e vertete e hidhur, jam e lumtur per nje te vertete tjeter te madhe: shqiptaret i refuzojne me neveri keto akte. Shqiptaret duan qe Shqiperia te behet si gjithe Europa!
Eshte fakt se shqiptaret kane bere nje rruge te gjate transformuese ne nje kohe te shkurter, kur mendon se ne nisem rrugen e lirise si nje vend me numrin me te madh te burgjeve, te te burgosurve dhe te ekzekutuarve politik ne proporcion me popullsine dhe ku numri i burgjeve ishte me i madh se numri i spitaleve.
Prej 6 vjetesh, jam krenare te pohoj se vendi im eshte vend anetar i Natos.
Prej 5 vjetesh, fale nje poliitke te mencur europiane dhe fale reformave te qeverise demokratike shqiptare, ne jemi pjese e levizjes se lire. Nga vendi i rrethuar me tela me gjemba, me nje izolim te cmendur, ne shqiptaret jemi perfituesit me te lumtur nga Marreveshja e Shengenit. Ky eshte nje nga ato rastet, kur endrrat behen realitet.
Nje mirenjohje e jashtezakonshme per Gjermanine, e cila na ka qendruar ne krah, si nje aleat i pazevendesueshem ne integrimin tone euroatlantik.
I jemi mirenjohes Gjermanise edhe per kontributin thelbesor per paqen ne rajon, nepermjet investimit te saj ne terma politik, financiar dhe diplomatik.
Vetem ne Shqiperi per me shume se dy dekada, Gjermania ka investuar 1 miliard dollare, nderkohe qe kancelarja Merkel me nismen e shkelqyer te Procesit te Berlinit po tregon nje vemendje serioze ndaj rajonit dhe ndaj Shqiperise.
Ne keto 25 vite Shqiperia ka luajtur nje rol kyc pozitiv ne Rajon, edhe per faktin se, ne orientimin e politikes se jashtme, nuk ka asnje ndryshim thelbesor mes forcave politike. Vendi im eshte i pozicionuar vendosmerisht ne nje partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe po kontribuojme me gjithcka mundemi, si vend anetar i NATO-s, ne luften e perbashket kunder terrorizmit.
Ne keto 25 vjet, shqiptaret kane rikuperuar kohe si pak kombe te tjere, por ne ende nuk jemi si Europa qe duam.
Pavaresisht veshtiresive te nje tranzicioni shume te veshtire, shqiptaret kane zhvilluar rreth 16 zgjedhje politike dhe lokale dhe kane patur disa rotacione politike. Ne vend eshte sanksionuar prej 10 vjetesh kalimi i paqte i pushtetit, edhe pse zgjedhjet ende nuk jane klasifikuar si te standardeve me te larta demokratike. Korrupsioni elektoral, ku vota trajtohet si mall per t'u blere e per t'u shitur eshte nje nga rreziqet me serioze te demokracise ne shqiperi.
Shqiperia ka pesuar transformime te jashtezakonshme, sepse 25 vite me pare e nisem rrugen si nje vend me nje ekonomi te hiperkolektivizuar, te planifikuar, teresisht te centralizuar, te prapambetur dhe pothuajse te falimentuar. Sot, mund te mos krenohemi se jemi pasuruar apo se shkelqejme si model ekonomik, por ne vend ekziton nje legjislacion qe sanksionon nje ekonomi te hapur ndaj ekonomise globale dhe te bazuar ne parimin e tregut te lire.
A funksionojne keto parime?
Me zemer te thyer, me duhet te them se ajo qe funksionon me mire sesa parimet e nje tregu te lire, eshte korrupsioni. Vitet e fundit ka marre permasa seriozisht shqetesuese per sistemin demokratik ne Shqiperi.
Korrupsioni i pandeshkueshem eshte nje nga arsyet perse ne në Shqiperi nuk jemi ende si gjithe Europa.
Korrupsioni eshte nje nga arsyet perse vendi sot perkufizohet si ne nje udhekryq! Ne nje udhekryq mes demokracise dhe oligarkise, sic do ta pershkruante rreth nje vit me pare sekretari amerikan i shtetit, rrezikun me te madh me te cilin perballet Shqiperia si pjese e Ballkanit Perendimor.
Shqiperia nuk eshte ende vend anetar i Bashkimit Europian. Ne, partia e qendres se djathte ne Shqiperi, sa here kemi qene ne qeverisjen e vendit, jemi perpjekur te bejme gjithcka per te integruar vendin ne Europe. E sollem Shqiperine deri tek marrja e statusit te vendit kandidat dhe presim per hapjen e negociatave te anetaresimit.
Kam degjuar kryeministrin tone qe, here pas here, e kercenon Europen sipas aktualitetit te dites, nje here ju thote se po e zvarritet integrimin e Shqiperise, do te ndodhe bashkimi natyral me Kosoven, nje here ju thote se po u lodhet me ne, do te rritet numri i atyre qe kerkojne azil nga Shqiperia, pastaj flet me aq mendjelehtesi dhe diletantizem per Shqiperine si nje vend, qe nese Europa e harron, rrezikohet nga fondamentalizmi islamik.
Mos e degjoni! Dhe as mos e merrni seriozisht! Sado qe te zgjase integrimi, shqiptaret do ta duan Europen, sepse Europa eshte familja jone! Cfare ne kerkojme prej jush eshte te na gjykoni drejt ne kohen e duhur. Te na jepni cfare meritojme dhe kur ta meritojme!
Dhe, meqe sot, po perkujtojme naten e pare te clirimit te Shqiperise nga diktatura komuniste, me lejoni te pohoj nje te vertete pak me te hidhur.
Cdo komb ka ulje-ngritjet e veta. Ne keto 25 vjet, ne shqiptaret, kaq dinamike sa jemi, kemi patur shume te tilla, por ndjehem vertet keq, kur mendoj per valen e re migratore te shqiptareve.
Jane rreth 100 mije bashkekombas te mij qe kane kerkuar azil ketu ne Gjermani gjate nje kohe kaq te shkurter. Eshte gati e pabesueshme, sesi, njerez qe nuk njihen me njeri-tjetrin, te vendosin njekohesisht per t'u larguar nga vendi i tyre.
Kjo eshte nje arsye tjeter perse Shqiperia eshte ne udhekryq.
Nese dikush do ta kishte parashikuar kete dy apo tre vjet me pare, do t'i kisha thene se eshte cmendur dhe do te vija nje bast te humbur.
Megjithate, ne vendin tim ka nje fjale te urte te popullit: guri i rende peshon ne vend te vet.
Pesimizmi nuk eshte as zgjidhje, as alternative.
Zhgenjimi dhe pesimizmi luftohet vec me shprese.
Pas 25 vjetesh, ne shqiptaret, kemi pjekurine e mjaftueshme per te kuptuar se cfare nuk duhet te bejme.
Ne, bashke me ne dhe ju si aleatet tane, nuk duhet t'u japim besim te korruptuarve. Eshte ai armiku yne i madh dhe ky eshte momenti ideal qe ne te sillemi si europiane ne shtepine tone. Korrupsioni eshte varrmihes i demokracise, njesoj si komunizmi eshte varrmihes i lirise!
Sic thote Ismail Kadare, me i shquari nder shqiptaret, "Ne jemi nje zgjatim i Europes dhe nuk duhet ta humbim rrugen!"
"E duam Shqiperine si gjithe Europa" eshte nje enderr qe mund te behet realitet! Duhet te behet realitet!