Edhe pse prej vitesh me radhë opozita është përpjekur që të ankohet se Qeveria ka në kontroll mediat, një skandal i ndodhur mbrëmë në dy televizione në vend ka treguar krejtësisht të kundërtën.
Dy televizione të ndryshme kanë 'hedhur në kosh' axhendën e tyre redaksionale vetëm që t'i linin të gjithë vëmendjen një interviste që jepte në një tjetër televizion kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Mbrëmë ish-kryetarja e Parlamentit e nënkryetare e PD, aktualisht pjesë e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin e televizionit të familjes së Berishës. Por në mënyrë të papritur i është anuluar ftesa. Një fakt të tillë e bën të ditur gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze.
Baze shton jo pa ironi se demokratët duhej të shihnin vetëm Lulin në një stacion tjetër. Njëherësh thotë se për të gjithë ata që i ka marrë malli për lirinë e shtypit të Berishës, të shohë këtë shembull me ish nënkryetaren e partisë.
“Jozefina Topalli ishte e ftuar tek TV Zeni në emisionin e Çim Pekës, por meqë demokratët duhet të shikonin vetëm Lulin, Tv Zeni ja anulloi emisionin. Kjo vlen për të gjithë ata që i ka marrë malli për lirinë e shtypit Sali Berishës. As në frëngji të kullës tij, nuk të lë të nxjerrësh kokën”, shkruan Baze në facebook.
Ndërkohë që në një tjeter televizion ka qenë mbrëmë i ftuar nënkryetari aktual i PD-së, Edi Paloka. Edhe ky i fundit, që të mos i merrte një pjesë audience Bashës, ka anuluar intervistën e tij në minutat e fundit.
Dy sjellje skandaloze që tregojnë një shfaqje të shëmtuar, e cila përveçse vërteton një kompleks inferiorite të kryetarit të PD-së Basha por edhe rrëfen qartë se sa 'respekt' ka për mediat një forcë politike e cila mendon të qeverisë vendin.
-
Perse nuk sheh pak lirine e shtypit ne gazeten tende ku asnje koment i opozitareve nuk botohet por dhe po te kaloi ndonje pa dashje te hidhen ne fyt komentuesit tuaj( te paguar sigurisht)se perse i lejon PALE KOMENTUESIT OPOZITAR QE NUK I LEJNE NJERI ME LIBER SHTEPIE PA I SHARE.Vetm per fjalorin e "paster qe perdoret ne gazeten tende,Mero, ti meriton vendin e pare.
Përgjigju-
O EDI.QE KUR PANORAMA NUK LEJON ME KOMENTET...ERDHET E PO NA CANI BYTHEN NGA TEMA...PO TE PELQEU TEMA..LEXOJE..NDRYSHE DIL MATANE NGA KOHA JONE .. KE NIKOLL LESHI..
-
-
Te gjith ata ne qeveri te 30 viteve te fundit duhet te ishin te burgosur e jo te lejohet te krijojne partija hajdutesh,pse Shqiperija esht plote me hajdute dhe te koruptuar dhe kriminela,Bura ose Gra.
Përgjigju -
Luli ka nisur fushaten elektorale shume heret dhe po ben inflacion me daljet e tij 2-3 here ne jave neper kanale te ndryshme. Duke qene se fjalori i tij nuk shkon me shume se 300 fjale shume shpejt ka per t'u bere i lodhshem edhe per vete militantet e PD-se. Pastaj kur thote qe Rama ka marre peng gjithe mediat, eshte vetevetja, nje genjeshtar patologjik.
Përgjigju -
Ashtu ishte loja,,, duhet bere topallin si oponente konkurrente,,, qe ti jepen kredo free,,,ne pacamurin e ri te lojtarve te stervjeter. Meron e mprehte,nuk e kuptoj si tifoz te topalles se ster-konsumuar,,,pertej televizionit te "familjes".
Përgjigju-
Pse merresh me lajmesin o Zaku, merru me faktin e kapjes se medias nga keta qe ankohen se median e ka kapur Rama. Mero nuk po i ben ndonje lavd Jozefines ne ato 3 rreshta e nje çik, por po thote qe televizionet "e kapura nga Rama" ia kane anulluar intervisten asaj per t'i dhene hapesire Lulit. Ben edhe nje kujtese mbi lirine e medias nen udheheqjen e Saliut, ku Mero ka qene viktime e drejtperdrejte e tij. I mbyllen redaksine me police, i dogjen makinen dhe i perndoqen familjaret duke ia pushuar nga puna ne shtet. Kaq, shume e thjeshte.
-
Dikur Mero gelbaza nuk linte fjale e sharje pa thene per Jozefinen ne gazeten e tij shantazuese , ashtu sic nuk linte sharje pa thene kur ishte ne prehrin e Saliut per Edi Ramen te cilit ia beri edhe djalin sikur ishte kopil i te atit .Sot e ka bere mik Ramen jo per turp te tij por per turp te Rames qe mban afer nje plehre qe i ka share familjen dhe djalin dhe po ben mikeshe edhe Jozin qe aq shume e shante .Nga keta njerez shushunja te cdo pushteti e qe jane bere bashke kunder shqiptareve duhet te shpetoje ky vend nje here e mire .
-
-
Miq lexues te shqiptarja.com. eshte kultura bolshevike gazetareske tip bashkimi sovjetik. edhe mero farketar i zjarte i kesaj teorie...mbollen kete kulture 30 vjet. Pse mediat e bolinos kam kulture tjeter pasi perpos ideologjise vijne nga nje kulture perendimore me te drejta e lirise se fjales te te drejtes se qenies themeltare per njeriu. vjen apo jo bolinio nga segmente te caktura qe kultivojne nje lloj informacioni....kujt i plasi. disa te drejte themelore nuk cenohen perpos finaciatoreve. ky eshte ndryshimi mes tij dhe te tjereve perfshi dhe temen e meros. ndaj mos u cudisni me TV Kabul apo Radio Sofia ose Bagdati
Përgjigju -
Ama fiksim te ka ngelur babai i djalit (Zeni) o Mero, nuk te ze gjumi pa ja permendur emrin 10 here ne dite.Si te tha Ed Rama per djalin kur i dha burse Lali Eri "aman o Mero se jane nxehur socialistet se thone qe me parate e buxhetit po shkollojme me bursa ne Londer kopilat e Zenit " hahahahaha.
Përgjigju











Komente
Komento