Topalli: Me Dulen duhet
të jeni optimistë

Topalli: Me Dulen duhet<br />të jeni optimistë
TIRANË - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.
Në cilësinë e Kryetares së Kuvendit por edhe të Nënkryetares së Partisë Demokratike, Topalli shprehu me këtë rast urimet më të mira për anëtarët e simpatizantët e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të të gjitha forcave politike, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, anëtarë e simpatizantë të kësaj partie etj.
“PBDNJ duhet të jete krenare për kryetarin e saj të parë. Një njeri erudit, i dashur, një njeri që gëzonte respektin e të gjithëve. Të jeni optimistë për kryetarin aktual Vangjel Dulen, partia juaj ka dy shtylla e drejta dhe liria e njeriut dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për një njeri se sa liria dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Topalli.
“Kjo parti është rritur dhe formësuar bashkë me demokracinë dhe ka të njëjtën moshë me të. Si kryetare e Kuvendit dhe si nënkryetare e Partisë Demokratike, ne ju konsiderojmë simotra për të garantuar çdo të drejtë të çdo qytetari”, përfundoi Topalli.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni