Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në fjalën e mbajtur në Kuvend u shpreh se, ligji i dekriminalizimit nuk është garanci për ndarjen e politikës nga krimi. Topalli akuzoi Edi Ramën se është përgjegjës për situatën e krijuar ku në parlamentar tha ajo ka njerëz me të shkuar kriminale.
“Është e turpshme që në parlament ka njerëz me të kaluar të dyshimtë për trafikim të qenieve njerëzore. Largimi i tre deputetëve nuk erdhi nga dekriminalizimi por nga vetë ata”, u shpreh Topalli.
“Edhe pse e mbështes, unë personalisht nuk besoj se ai është garanci për ndarjen e politikës nga paratë e pista dhe baronët e drogës. Degradimi politika ka çuan në krizë sociale dhe ekonomike. Përfshirja e mafies në administratë dhe politikë ka bërë që ajo e quan kryeministri “era shtet” është era e hashashit që turbullon dynjanë.”
Deputetja e PD-së nënvizoi më tej se Rama u përpoq të t’ia linte fajin shqiptarëve duke thënë se deputetët janë zgjedhur nga populli, por në fakt shtoi Topalli është vetë ai që ka hartuar listën e kandidatëve.
“Këtë herë fajin nuk ia le Sali Berishës, por fajin ia le shqiptarëve. Listën e ka bërë kryetari dhe kryeministri. Përgjegjësinë jo vetëm për listën por edhe për dëmtimin e imazhit. I ke dhënë çdo shqiptari vulën e turpit. Shqiptarët kanë kaluar shumë momente të vështira,. Shqiptarët nuk kanë pse lënë vendin e tyre, shqiptarë dinë kur ngrihen”, tha Topalli.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com