Topalli për Report TV: Partia ime, një lëvizje proteste kundër Bashës, Ramës e Kryemadhit!

Jozefina Topalli e ka cilësuar "Lëvizjen për Ndryshim' si një lëvizje protestë ndaj politikës në Shqipëri, më konkretish kundër tre kryetarëve të partive të mëdha në vend, sipas së cilës kanë marrë peng të ardhmen e vendit. 

"Në fakt ka diskutime të ndryshme, mund të ishte bërë më herët, shumë më herët. Unë besoj se është koha tani. Sigurisht që do të jenë shqiptarët ata që do të bëjnë vlerësimin në momentin e caktuar, në fund të prillit. Një ndër arsyet përse nuk është krijuar më parë një lëvizje politike, është sepse unë kam dashur, me të gjithë forcën e shpirtit tim, që reformat të ndodhnin brenda forcave politike. Për sa kohë që ne vuajmë një krizë politike përveç krizave të tjera ekonomike, sociale, shëndetësore, morale, të përfaqësimit etj., por krizat që janë derivate të asaj që kriza themelore fillon nga forcat politike, unë kam dëshiruar, kam bërë ftesë, kam shkruar për nevojën dëshpëruese që kanë të gjitha forcat politike në Shqipëri, për t’u çliruar nga pengmarrja, për të rikthyer demokracinë brenda vetes, për të rikthyer debatin brenda vetes, për të kthyer kartën morale brenda vetes. Në momentin ku ne jemi, që s’ka më kohë për të humbur, do të doja që edhe në këto momente që po flasim bashkë, të kishim drejtues politikë të rinj dhe të pakorruptuar të këtyre forcave politike. Por me sa duket, ata janë peng i shumë problemeve që kanë brenda vetes në këto kohë politike, që nuk lëvizin dhe nuk i lëshojnë karriget e tyre politike. Dhe pikërisht, kjo lëvizje që besoj se do të kthehet edhe në një lëvizje politike, ka për qëllim ose në qenien e saj është një lëvizje proteste. Është protestë kundër vjedhjes, është protestë kundër korrupsionit, është protestë kundër varfërisë së shqiptarëve, është protestë kundër mbylljes së vendeve të punës, është protestë kundër tradhtisë ë kryetarëve të partive që nuk kanë punuar për interesin publik, por e kanë zëvendësuar atë me interesin privat", tha Topalli.

Ndalur te prezantimi i saj, ajo është shprehur se të rinjtë që i janë bashkuar kësaj lëvizjese kanë qenë në një presion të jashtëzakonshëm.

"Mua nuk më bëjnë përshtypje presionet, nuk kanë funksionuar as përpara 20 vitesh, kur jetonim në një Shqipëri të destabilizuar. Sigurisht që tani pas 20 viteve ato nuk kanë asnjë efekt. Sigurisht që kisha keqardhje për të rinjtë që ishin nën një presion të jashtëzakonshëm, por ata e kanë treguar veten që kanë integritet dhe janë njerëz të lirë dhe liria është gjëja më e bukur që brezi juaj, që ka lindur pas viteve ’90, e ka pjesë të shpirtit të tij dhe të ndërgjegjes së tij. Dhe nuk ka as kërcënim dhe as presion që t’i frikësojë apo t’i detyrojë të rrinë të heshtur e të tërhequr, në mënyrë të veçantë, në kushtet kritike të vendit tonë, kur jeta ekonomike, por edhe jeta në tërësi e çdo shqiptari dhe e çdo familjeje shqiptare është e dëmtuar në mënyrë kritike, në balancat e demokracisë dhe në balancat e ekonomisë. Unë e kam përsëritur, por dua që ta përsëris edhe sot, që një vend, ku 40% e popullsisë jeton me më pak se 45 dollarë në ditë, është një vend në buzë të greminës. Ka vetëm dy variante dhe dy mundësi. E para, që do të ishte edhe më e keqja, se e keqja s’ka fund, që të shkojë në destabilizim. Dhe e dyta, që është e mundshme dhe që mund të bëhet, por edhe që është edhe më e thjeshta, që do të jepte një kthesë të madhe për një fillim të ri, është ajo e rrëzimit të të tre kryetarëve, të cilët mbajnë peng jetën politike të Shqipërisë. Dhe ftesa ime dhe kjo lëvizje, që është një lëvizje proteste kundër këtyre tre kryetarëve, është një mundësi për shqiptarët që më 25 prill të votojnë kundër tre kryetarëve, të çlirohen nga pengmarrja e tyre, të çlirohen nga fakti ose nga realiteti ku ekonomia është e dominuar prej tyre, konsiderohet një ndërmarrje ekonomike e tyre dhe që jeta, bankat, mundësia, punësimet etj., të përcaktohen nga këta tre kryetarë. Kështu që në këtë aspekt, duke qenë një lëvizje proteste, unë besoj se përcjell protestën e çdo shqiptari që ndoshta s’ka mundësinë që të ketë hapësira publike dhe hapësira mediatike, por që thotë ato që ndien në shpirt, ankthin dhe stresin e tyre për jetën dhe për fëmijët e tyre", tha Topalli.


Lajmi kryesor:

Topalli për Report Tv: Në 25 prill do garoj në Tiranë! Partia ime, një lëvizje proteste kundër Bashës, Ramës e Metës! Çfarë më tha Yuri Kim në takimin që patëm


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja