Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është përfshirë një debat me kandidatin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj.
Topalli i tha Gjekmarkajt se ai nuk ka asnjë kontibut në Partinë Demokratike dhe se fjalët e tij nuk i interesojnë. Sipas Topallit, Gjemarkaj ka qenë që në fillim kandidat i Bashës, por në studio televizive shfaqej si analist.
‘Ka disa vite që është kandidat i Lulzim Bashës, por shfaqej si analist. Analistat duhet të jenë të pavarur në mendimet e tyre dhe jo të përdorin fjalorin që ua imponojnë kryetarët e partive. Armiku i kandidatëve të Bashës nuk është Edi Rama, por Jozefina Topalli. Janë detyruar të thonë se Jozefina është e shitur te Rama, po dëmton PD-në.
Agroni ka kohë që e bën, para se të siguronte mandatin e deputetit në Lezhë. Agron i dashur, mua nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që nuk ka asnjë kontribut në PD. Të më thuash mua se nuk sulmoj Edi Raman, më vjen për të qeshur se jeni me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit për gjërat më të rënda.’- tha Topalli në emisionin Real Story.
Gjekmarkaj: Unë kam folur më shumë se ju. Respekti personal nuk më lejon që ta kaloj etikën por nuk më pengon të them disa të vërteta. Nuk besoj se keni një staturë kaq të madhe për të folur mbi raportet e mia me Bashën.