Topalli, pushime me gomone drejt Karaburunit

Topalli, pushime me gomone drejt Karaburunit
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk e ka shumë të lehtë që në këtë stinë tepër të nxehtë e me temperatura të larta të qëndrojë në Tiranë, edhe pse ka punime kuvendore, edhe pse duhet miratuar Kodi Zgjedhor e mandej në 6 gusht edhe ndryshimi kushtetues për imunitetet.
Meqënëse nuk largohet dot nga Shqipëria ka gjetur një zgjidhje të ndërmjetme, për të pushuar në bregdetin e Vlorës. Dhe siç shihet nga këto dy foto, paparazzi ynë e ka kapur zonjën Topalli, së bashku me familjen e saj, bashkëshortin, vajzën e vet me të fejuarin por edhe djalin, në bordin e një gomoneje, ku duket qartazi se shkruhet Polizia. Sigurisht, është Kryetare e Kuvendit dhe patjetër do të shoqërohet nga forcat e sigurisë apo të gardës.
Dhe gomonia ka mbërritur drejt e në Gjirin e Karaburunit, në një nga plazhet aty, larg syve dhe vëmendjes së qytetarëve të tjerë të cilët pushojnë në bregdetin e Vlorës. Por ajo që të bie në sy, ka të bëjë me drejtorin e kufirit, që siç tregojnë dëshmitarët, është në këtë gomone, dhe shquhet se ka rroba banje të kuqe. Nuk dihet nëse edhe shefi ka shkuar për plazh, apo për shkak të ujit është veshur me rroba banjo.
Gjithsesi, familja e kryetares së kuvendit ka pushuar mirë për disa orë në Karaburun për tu kthyer më pas në vilën qeveritare të Vlorës, gjatë fundjavës së kaluar. Kryetarja e Kuvendit është e dhënë pas pushimeve. Prej kohësh në suplementet e ndryshme të thashethemeve, janë evidentuar pushimet dhe eksperiencat e gruas së hekurt të Kuvendit të Shqipërisë, që jo vetëm ka qejf pushimet, por nuk ka frikë as nga fotot që shkrepen ndaj saj për

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim