TIRANË – Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një dalje të posacme për median ka reaguar pas akuzave të socialistëve se po mban peng mandatin e një deputeti. Kryeparlamentarja e cilësoi si të paprecedentë marrëdhënien e Rudina Seserit me Kuvendin.
“Rama po fshihet në kuti, cadër apo kafaz. Por, më parë ai duhet tu tregojë shqiptarëve se kush e solli Seserin në kuvend, pse ajo nuk erdhi as tre ditë. Seseri është rasti i degradimit të partisë së miliarderëve me kryetar fukara”, tha Topalli.
Më tej ajo ka sqaruar se as Kushtetuta dhe as rregullorja e Kuvendit nuk i atribuojnë asaj zëvendësimin e një deputeti në Kuvend.
“Askush vec Ramës nuk ka vënë në pikëpytje faktin se në vend të Seserit do ulet një Seser tjetër. PS ka ndërruar mendje 30 herë në Këshillin e Rregullores. Rama tu thotë shqiptarëve, se në cilin nen të Kushtetutës autorizohet kryetari i Kuvendit për të hequr apo dhënë mandatin e Kuvendit”, deklaroi kryeparlamentarja.
Më tej ajo ka akuzuar sërish presidentin Topi se është rreshtuar në krah të opozitës.
“Rama të sjellë kandidaturat për vendet vakante në TVSH apo KKRRT të cilat për 3 vjet janë lënë bosh njësoj si karrigia e zonjës Seseri. Sa për akuzat për bllokim, ai le t’i çojë në sirtarin e presidencës. Po unë aty nuk e ndihmoj dot. Aty do kërkojë një votues të tij të devotshëm”, tha Topalli, sipas së cilës kryesocialisti po kërkon një gjethe fiku, e cila në vend ta mbrojë, po e turpëron më shumë atë.
(aq/Shqiptarja.com/Redaksia-Online)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26