Topalli si Berisha:
Turqit me gjak shqipta

Topalli si Berisha: <br />Turqit me gjak shqipta
TIRANE – Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, është e një mendje me Kryeministrin Berisha: në venat e turqve rrjedh edhe gjak shqiptari! Ndërsa priti një delegacion me parlamentarë të Turqisë, Topalli shprehu sot lumturinë e saj që mes tyre kishte edhe deputetë me origjinë shqiptare. “Jam shumë e gëzuar që në këtë delegacion kemi deputetë të asamblesë turke me origjinë shqiptare. Zoti Kryeministër ka pasur të drejtë kur tha se ka shumë gjak shqiptar tek populli turk”, tha Topalli, duke iu referuar disa deklaratave në këtë drejtim të Berishës gjatë vizitës së fundit të tij në Turqi.

Duke folur në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve tona, Topalli e cilësoi Turqinë “më shumë se një partner strategjik”. “Jam shumë e lumtur që nesër do jemi në qytetintim, në Shkodër – vazhdoi më tej kryeparlamentarja shqiptare – sepse dua që delegacioni ndjehet në Shqipëri si në shtëpinë e vet”.

Edhe kryetari i delegacionit turk Çiçek tha se “ka shumë shtetas turq, edhe parlamentarë, që janë me origjinë shqiptare. Ka lidhje historike midis nesh”.

“Turqia është gjithmonë për bashkëpunim për shumë çështje, duke filluar mbi të gjitha për çështjen e Kosovës. Turqia do të bëjë përpjekjet e saj maksimale që Shqipëria të zërë atë vend që i takon”, tha Çiçek ndërsa shtoi se “midis dy vendeve nuk ka asnjë problem politik”.

Ai deklaroi se kishte ftuar zonjën Topalli në Turqi. “I thashë: më telefono një javë përpara që do të vish dhe ne të presim me kënaqësi”, deklaroi Çiçek. “Rroftë miqësia dhe vëllazëria turko-shqiptare”, tha ai në përfundim të fjalës së tij.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar