Topalli takim me Gaiani-n:
Forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Topalli takim me Gaiani-n:<br />Forcim të marrëdhënieve dypalëshe
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani.

"Në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vende, tha ambasadori Gaiani, ka gjithmonë vend për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve parlamentare".

“Sa më shumë Shqipëria i afrohet BE-së, tha ai, aq më i rëndësishëm bëhet roli dhe dimensioni parlamentar. Ndaj dhe gjatë mandatit tim, prioritet do të jetë forcimi i kontakteve parlamentare, me një fluks konstant vizitash.”

Kryetarja e Kuvendit tha se," dimensioni i diplomacisë parlamentare duhet të përkthehet në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe në çdo fushë, sepse parlamenti përfaqëson drejtpërdrejt qytetarët".

Zonja Jozefina Topalli tha se gjatë vitit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të ishte kënaqësi të organizohen aktivitete të dypalëshe mes dy vendeve, historia e të cilëve, ka shumë pika të përbashkëta.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend