Topalli për Report Tv: Basha ka ndjekur vetëm interesat personale të tij!

Teksa Basha e ka quajtur , shtojcë të Ramës, Topalli tha se në këtë "fushë betejë" nuk ka asnjë personale. Ajo ka theksuar se ndarja me Bashën ka ardhur pasi ky i fundit ka vendosur interesat personale, para asaj të kombit.

"Ky është një diversion që ai përdor përmes veglave të tij, për të krijuar idenë se kjo është një çështje personale. Këtu nuk ka asgjë personale. Është e gjitha një çështje ideore, është një çështje mendësie, parimesh dhe vlerash. Unë ndahem me këdo, nëse dikush nuk pranon votën, nuk pranon debatin, kartën morale të pushtetit moral me të cilin duhet të funksionojë një opozitë, nuk pranon të bëjë betejën kundër qeverisë me të gjitha forcat por bie në nivelin e pazareve dhe të interesave private e familjare. Nuk pranoj as kur një politikan ndjek vetëm politika personale. Këtu gjërat janë shumë të thjeshta për mua, por edhe krejt distant me pjesën tjetër. Kështu që përpjekja për ta kthyer në personale është shumë infantile në fakt, por edhe djallëzore", tha Topalli.


Lajmi kryesor:

Topalli për Report Tv: Në 25 prill do garoj në Tiranë! Partia ime, një lëvizje proteste kundër Bashës, Ramës e Metës! Çfarë më tha Yuri Kim në takimin që patëm


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre