Topat e gjylet e gjetura në Durrës
tashmë në Muzeun Arkeologjik

Topat e gjylet e gjetura në Durrës<br />tashmë në Muzeun Arkeologjik
Ministria e Kulturës sqaron opinionin publik se topat dhe gjylet që janë gjetur gjatë gërmimit arkeologjik pranë projektit të mbikalimit në Durrës një muaj më parë, tashmë janë të vendosura në Muzeun Arkeologjik për trajtim të mëtejshëm.
 
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ministria e kulturës thekson se të gjitha proceset arkeologjike po kryhen nga Instituti i Arkeologjisë i cili njëkohësisht është edhe institucioni më i lartë në vend i specializuar për kërkime shkencore në fushën e arkeologjisë.
 
Duke iu referuar fotografive që janë perhapur ne disa media, Ministria e Kulturës sqaron se “Topi që shihet në fotot e bëra publike nuk është strukturë arkeologjike apo rrënojë. Topi dhe gjylet e tjera janë objekte të lëvizshme të kulturës materiale dhe si të tilla nuk mund të qëndrojnë në vendin ku zbulohen por duhet të lëvizen drejt muzeut. Pesha e madhe e topit, e bënte të detyrueshme përdorimin e një krahu eskavatori, për ta ngritur. Topi u lidh me një zinxhir me veshje plastike për të mos e dëmtuar dhe më pas u transferua drejt muzeut arkeologjik për t'u trajtuar më tej dhe më pas të bëhet i ekspozueshëm, në zbatim të vendimit të mësipërm të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë”, thuhet ne njoftim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë