Topi: Berisha po gjobit median,
për të mposhtur njerëzit kurajozë 

Topi: Berisha po gjobit median,<br />për të mposhtur njerëzit kurajozë 
ELBASAN - Kreu i FRD, Bamir Topi ka zhvilluar sot pasdite një takim në Elbasan për zgjedhjet elektorale 23 qershor 2013. Teksa ka përmendur shumë problematika të Shqipërisë në demokracinë e saj, Topi ka reaguar krejt papritur edhe ndaj gjobës, që Gjykata e Tiranës i ka vendosur sot gazetarit Carlo Bollino. "Një lajm, që Topi e ka mësuar online dhe ia ka kundërvënë premtimit të Berishës "për të mos u marrë kurrë me gazetarët".    

BERISHA PREMTOI SE NUK DO TË MERREJ ME MEDIAT

Reagim i ashpër i ish-presidentit, Bamir Topi ndaj gjobës 75 mijë euro, që Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj gazetarit Carlo Bollino. "I befasuar nga një lajm, që mësuam sot nga mediat online, për një vendim ndaj medias së lirë. I referohem një premtimi solemn, që ka bërë kryeministri në tryezën e qeverisë, ku ai premtoi se ai dhe qeveria nuk do merreshin kurrë me gazetarët, por lajmi që marrim pak minuta më parë mbi një nga ministrat e këtij kryeministri demagog është për të gjobitur me 75 mijë euro një drejtor apo gazetar", ka deklaruar Topi në një takim të FRD në Elbasan.

Topi ka shtuar se "ky është pushteti i atij njeriu, që kërkon t’i vendosë të gjithë nën thundrën e tij. Sepse ai kërkon të mbjellë frikë kudo, të mposhtë njerëzit kurajozë, ai kërkon të mposhtë njerëzit në administratë, që marrin një rrogë modeste, njerëzit e medias. I them nga Elbasani, kujdes, se 2013 nuk është viti ‘68 apo ‘73. Shqipëria është një vend i lirë, demokratik, që ka njerëz kurajozë, por mbi të gjitha me njerëz që kërkojnë një politikë tjetër, të moderuar, europiane".

GJITHÇKA QË PO BËNI PO MONITOROHET
 
Së fundi, Topi ka shtuar se "nuk bëj deklarata bombastike. Në natyrën time jam i moderuar, ekuilibruar, racional, këtyre njerëzve që po abuzojnë sot me pushtetin të humbin jashtë dëshirës së tyre, dinjitetin njerëzor, gjithçka që po bëni po monitorohet dhe nesër kur shteti të vendosë standardet e tij, drejtësia do vendosë mbi ju".

QEVERIA ORKESTRON POLITIKË TË MBRAPSHTË

“FRD është forcë konkurruese, dinjitoze, që jo vetëm do fitojë në 23 qershor, por do të ketë grupin e saj parlamentar në parlamentin shqiptar e në përbërje do ketë edhe përfaqësues nga Elbasani”, tha Topi.
 
Ai theksoi se "FRD po punon në kushte të jashtëzakonshme të një politike të mbrapshtë, që orkestrohet, administrohet nga qeveria shqiptare me kryeministrin në ikje. FRD ka një qëndrim të saj për nevojën e ndryshimit të kësaj politike, për nevojën e një politike të moderuar, që ta sjellë Shqipërinë në standardet e një vendi europian".

SHQIPËRIA DEMOKRATIKE, VETËM FORMALE

"Kemi në dukje një sistem demokratik, por që ka shumë ngjashmëri me atë sistem, me të cilin formalisht Shqipëria është ndarë në 1990. Politikanët nuk thonë asgjë më shumë se ç’kanë thënë 20 vite përpara. Vijnë me të njëjtin format, njerëz, mentalitet, premtime demagogjike. Nuk besoj që populli shqiptar do vazhdojë të besojë demagogjitë edhe të njerëzve, që 1 muaj përpara ju përgjërohen, ju ulen në gjunjë, ndërsa 1 ditë mbrapa ju mbyllin telefonat", tha Topi.

PARLAMENTI YNË UNIKAL, I GJUNJËZUAR NDAJ MINISTRAVE KAPADAIJ

'Mbi të gjitha duhen politikanë të ndershëm me veten. Parlamenti është tjetërsuar; nuk është më soverani sipas rregullit në demokraci", ka akuzuar Topi. Ai ka theksuar se Parlamenti është zëri i gjithë qytetarëve me bindje të majta të djathta, pa parti politike, që votojnë jo për pushtetin, por për të pasur një shtet, garanci për të gjithë. "Por parlamenti sot është vetëm një instrument në dorën e ekzekutivit, kryeministrit, të një shpure ministrash, që në vend që kur shkojnë në parlament t’i nënshtrohen gjykimit të legjislativit, bëjnë të kundërtën, bëjnë kapadaiun, e kanë gjynjëzuar parlamentin dhe ky është rast unikal në historinë europiane",u shpreh Bamir Topi.

PRESIDENT NGA POPULLI, 100 DEPUTETË JO 140, QË FLENË GJUMË

FRD propozon që Presidenti të zgjidhet nga populli. "Kemi propozuar jo 140 deputetë - që ose ia fusin gjumit, duke iu bërë barrë xhepit të taksapaguesve shqiptarë, por më e keqja deputetë që nuk kanë demostruar qoftë edhe për një çast, që janë përfaqësues të popullit, por e kanë tradhëtuar duke shkuar nga një kah në tjetrin - por 100 deputetë", ka propozuar Topi në Elbasan.

"Mazhoranca mbahet në pushtet me deputetë jo hua, por duke i bërë të vetët. S’dua të përdor termin tjetër që nuk është në cilësinë time. Mazhorancë që ka humbur ligjitimitetin. Po përjeton ditët e fundit", ka thënë Topi. Ai ka theksuar se shtëpia e vërtetë e demokratëve shqiptarë, si parti e qendrës së djathtë është FRD.

"I bëj thirrje demokratëve të thjeshtë dhe të ndershëm, ejani te FRD se këtu është formacioni i vërtetë i të djathtës".

MOS HARROJMË ISH-TË PËRNDJEKURIT QË U VETËDOGJËN

Topi ka theksuar se FRD do të mbështesë kompensimin e të përndjekurve politikë. "S’është mbushur viti, kur dy të përndjekur politikë në vijim të asaj greve legjitime, në qendër të Tiranë, dy tentuan të vetëflijohen dhe ky nuk duhet konsideruar si është bërë nga ata, por të gjithë së bashku kemi parë një indiferencë vrastare të kryeministrit dhe qeveritarëve, atyre që harruan se në 1992 erdhën së pari me kauzën e ish-të përndjekurve, pronarëve, që si të përndjekurit janë lënë në harresë", tha Topi. Ai ka shtuar se "nuk kanë harruar që përmes pushtetit të tyre me makinacione janë bërë pronarët më të mëdhenj të Shqipërisë. FRD do punojë për zgjidhjen e çështjes së pronës. Për shtetin dhe qytetarët".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja