Shqiptarët që sot qëndisin pëlhurën e shtrenjtë të Pavarësisë

Shqiptarët që sot qëndisin pëlhurën e shtrenjtë të Pavarësisë

Bujtina mbi Kanion në Nivicë

Elona në Përmet iu mëson bujtësve të admirojnë tokën dhe prodhimet e saj, si të ishte luksi më ekskluziv. Fshatarët e zonës i prezanton në rrjetet sociale si të kishte në krah Dua Lipën, apo Lady Gagën. Neomalsore mbledh shqiptarë e të huaj në një cep parajse në Dukagjin, në shtëpinë e të parëve, buzë liqenit të Komanit. Altin Prenga bashkon në Mriz shqiptarë e të huaj që vijnë nga kudo për të ngjyer bukën me aromën e shekujve, me zemrën e mikpritjes më të mirë. Fatjon Plaku, Artan Gaziu e shumë djem e vajza që prej vitesh bëjnë udhërrëfyesit e bukurive të Shqipërisë i shpërndajnë miq e bashkëatdhetarë në cepat më të lartë, në gjiret më të fshehura, në ujvarat më të kristalta. Ruvi në Divjakë gatuan si një “italian” që ndoshta ka ngelur në brigjet e lagunës që në kohët e venedikasve. Në Bujtinën mbi kanion në Nivicë e shkura dhe e tashmja ulen këmbëkryq bashkë. Agroni në Dajt, Fundimi në Shijak, Filipi në Sarandë, te Cemi në Tamarë, janë shqiptarët e kohëve tona, që bashkojnë, që me punën e tyre përditë mbajnë të fortë pëlhurën e kushtueshme të Pavarësisë.

E gjitha kjo që po i ndodh Shqipërisë së fundmi nuk do të realizohej, nëse të gjithë bashkë nuk do të kishim stabilitetin, qetësinë, rendin. Asnjë nga shqiptarët që përmëndëm më sipër, e mijëra të tjerë që me punën e tyre po i nxjerrin në dritën e diellit Shqipërisë bukuritë e jashtëzakonshme, vlerat magjike fshehur nën gunën e rëndë të shekujve, nuk do të bënin dot më të mirën.

Shumë prej të përmendurve në këtë blog nuk i njoh, nuk i kam takuar asnjëherë, por energjia e tyre konstruktive, puna e tyre, i bën universale dhe të pakundërshtueshme të mirat që prodhojnë për veten dhe për vendin.

Dje u festua kudo. Dikush me patriotizëm të ndjerë, e dikush me butafori të panevojshme. Format, megjithatë, nuk kanë aq shumë rëndësi, kur të gjithë bashkë e ndjejmë të nevojshme të bëjmë festë, të kujtojmë të tjerë shqiptarë që morën rrugët kudo ku ishin, lanë shtëpitë dhe rehatitë, lanë pasuritë për të bashkuar të copëtuarit, sherrxhinjtë, të ndarët, armiqtë, kokëshkretët e Ballkanit.

Me të drejtë shumë prej nesh shohim pas dhe admirojmë Rilindasit. Si ishin! Sa të ditur! Sa të qytetëruar!... Për të parë qytetërimin tonë, mund të shkojmë që në kohën e ilirëve, të Teutës, të Shkodrës së venedikasve, të Skënderbeut. Sot, rilindasit e vërtetë janë shqiptarët e punës, të maturisë, të bashkimit. Duken si krijesa më të vogla, më të thjeshta, por këta shqiptarë përbëjnë indet e domosdoshme të rimëkëmbjes.                                                                                 .

a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blerta: 30/11/2023 04:56

    Toka, thoshte shoku Enver, i takon atij qe e punon. Pra jo pronareve por te punesuarve. Edhe shoqja me lart na kujton, me te drejte, qe jo ai ose ajo qe kane te drejte por ai qe "punon" per "rilindjen". Nese je kritik, apo upipupupu opozite ose emigrant ose "diaspore" jeni inde te "vobekta" ne syte e rilindasve tane klepto-korruptokrate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?