TIRANE-Presidenti Topi nderoi sot me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” kampionin e Evropës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në sportin e peshëngritjes, si fitues i dhjetëra medaljeve ndërkombëtare e shpalljes kampion i Evropës për vitin 2012, duke lartësuar krenarinë kombëtare tek shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit”.
Presidenti Topi e konsideroi Qerimajn pjesë të krenarisë kombëtare të shqiptarëve.
“Unë e kam ndierë nga afër atë lloj emocioni që keni pasur dhe padyshim kur thashë që jeni bërë pjesë e krenarisë kombëtare, me ty sot janë të gjithë shqiptarët, kudo. Janë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë, sepse të jesh ‘Kampion i Evropës’ në këtë moshë, patjetër që është pjesë e kësaj krenarie. Dhe këtë dhuratë, ju ia bëni Shqipërisë, ia bëni shqiptarëve, pikërisht në vitin e 100-të të krijimit të shtetit shqiptar! –theksoi në fjalën e tij PResidenti TOpi.
Ndërkaq kampioni i Evropës, Erkand Qerimaj theksoi: “Jam shumë i nderuar, shumë i emocionuar për vlerësimin dhe për të gjitha sakrificat, për të gjitha mundimet që kam bërë, që po vlerësohen siç duhet. Ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj që, do të mundohem në maksimum që të çoj flamurin shqiptar sa më lart përsëri!”
Në këtë ceremoni dekorimi merrnin pjesë personalitete të shquara të fushës së sportit, artit e shkencës, trajnerë, peshëngritës, miq e familjarë.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com