Ndër personalitetet e njohura ishte dhe Elez Biberaj drejtor i sektorit të evropian tek Zërin e Amerikës dhe Richard Gir.
Aktori i njohur amerikan është vlerësuar me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim personalitetit të shquar të artit botëror, humanistit dhe veprimtarit të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i cili demaskoi e i bëri të njohur publikut amerikan, e më gjerë, krimin çnjerëzor, spastrimin etnik në Kosovë, në vitin 1999, nga makina ushtarake serbe, kundër popullsisë civile shqiptare që jetonte në trojet e veta”
NDERI I KOMBIT PËR “VATRA”
Ceremonia zyrtare e dhënies së çmimit është zhvilluar mbrëmë në Manhatan. Në takim presidenti Topi nënvizoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA si partner strategjik dhe aleati i pazëvendësueshëm dhe vuri në pah kontributin e jashtëzakonshëm atdhetar, kulturor e historik të Federatës “VATRA”. Dekreti iu dorëzua kryetarit të Federatës Gjon Buçaj, me motivacionin: “Për kontribut të shquar, si qendër atdhetare e bashkimit të shqiptarëve në SHBA, për ruajtjen dhe transmetimin tek ata të identitetit dhe vetëdijes kombëtare; për ndihmesë të qenësishme në Lëvizjen Kombëtare për krijimin e përparimin e shtetit shqiptar, si dhe për rol të veçantë në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane”.
NDEROHEN DHE PERSONALITETE TE TJERA
Presidenti vlerësoi me “Medaljen e Mirënjohjes” Elez Hysen Biberaj redaktor pergjegjes i sektorit evropian tek Zërin e Amerikës,me motivacionin: “Për kontributin e tij të çmuar në zhvillimet demokratike të Shqipërisë, për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen kombëtare shqiptare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së saj, si dhe fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”
Me "Medaljen e Mirënjohjes" për kontribut të rëndësishëm në çështjen kombëtare, veçanërisht në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe në mbajtjen gjallë të frymës së tolerancës e bashkëpunimit midis komuniteteve fetare në vendin tonë” u vlerësuan Peshkopi Agathangel (Çamçe) (Pas vdekjes) , At Vasil Markon (Pas vdekjes).
U vlerësuan dhe Sali Efendi Myftinë (Pas vdekjes) Imam Vehbi Ismailin (Pas vdekjes) , Dom Prenkë Sokolin (Ndrevashajn) (Pas vdekjes).
Me Urdhrin “Nënë Tereza” u vlerësuan Van Sotir Kristo, Antoni Athanasin (Pas vdekjes).
Me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, u vlerësua Ilir Demalija, Geraldo Rivera.
Në SHBA presidenti ishte i ftuar në debatin e Nivelit të Lartë për krizën botërore Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me ftesën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon.