Topi dekreton ligjin per sekretet
shtetërore e statusin e invalideve

Topi dekreton ligjin per sekretet<br />shtetërore e statusin e invalideve
TIRANE- Presidenti Topi dekretoi  ndryshimet në ligjin për informacionin “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”  që ka të bëjë me ndryshimin e varësisë së Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK), nga Këshilli i Ministrave te Kryeministri.

Presidenti dekretoi dje shpalljen e ligjit nr. 25/2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”, të ndryshuar”. Dekreti mban numrin 7369. Ligji u miratua në Kuvend më 15 mars me 70 vota pro 60 kundër dhe 1 abstenim.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë ndryshim, duke theksuar se me anë të tij Kryeministri grumbullon më shumë pushtet. Sipas socialistëve ndryshimi në ligj nuk garantonte pavarësi profesionale dhe nuk lidhet aspak me përmirësimin e ligjit, por me një patologji politike të Kryeministrit për të grumbulluar sa më shumë pushtet në duart e tij. Ndërsa mazhoranca thotë se me këtë ndryshim nuk cenohet si paanshmëria, besueshmëria dhe pavarësia profesionale, funksionimit të institucionit të DSIK. Ata janë të garantuara me ligj.

DEKRETOHET DHE LIGJI PER STATUSIN E TE VERBRIT
Presidenti Topi dekretoi dhe shpalljen e ligjit nr. 26/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbërit”. Dekreti mban numrin 
7370. Si dhe shpalljen e ligjit nr. 27/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8626, datë 22.6.2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar”. Dekreti mban numrin 7371.  Ligji u miratua në Kuvend po në seancën e 15 marsit me me 66 vota pro dhe 62. Deputetët e opozitës ishin kundër këtyre ndryshimeve, pasi sipas tyre, ndryshimet cenojnë direkt të drejtën e fituar me ligj të kesaj kategorie. Edhe e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik kundershtuan ndryshimet ne ligj.
Nëpërmjet nje letre të dërguar në Presidecë, me 27 mars 2012 shoqata e të Verbërve dhe Shoqata e Para dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë i kërkonte presidentit të mos dekretonte ndryshimet e ligjit. Pasi sipas tyre cenonin të drejtat për transport publik urban falas dhe interurban me gjysmë çmimi, si edhe e drejta për rimbursimin e faturave të konsumit të energjisë elektrike dhe të telefonisë fikse, duke propozuar që masa dhe procedurat e rimbursimit të mos vazhdojnë të rregullohen në këto ligje specifike por vendimmarrja për to do t’i delegohet Këshillit të Ministrave.

Presidenti dekretoi dhe shpalljen e ligjit nr. 24/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 270, datë 22.4.2010 “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”. Dekreti mban numrin 7368.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë