Topi dhe Berisha shtrëngojnë
duart në Ditën e Europës
Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha kanë shtrënguar duart në Ditën e Europës. Të dy personalitetet e larta kanë qenë të ftuar në një ceremoni që u zhvillua pasditen e sotme në Teatrin e Operas dhe Baletit, me rastin e 9 majit. Ndërsa zinin vend në hollin e TOB, Topi dhe Berisha janë ‘detyruar’ të takojnë njëri-tjetrin, kjo dhe për shkak të pranisë aty të ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Presidenca: Një gjest kortezie. (Foto: arkiv)
TIRANE- Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha kanë shtrënguar duart në Ditën e Europës. Të dy personalitetet e larta kanë qenë të ftuar në një ceremoni që u zhvillua pasditen e sotme në Teatrin e Operas dhe Baletit, me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës. Ndërsa personalitetet zinin vend në hollin e TOB, presidenti Topi dhe kryeministri Berisha janë ‘detyruar’ të takojnë njëri-tjetrin, kjo dhe për shkak të pranisë aty të ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.
Burime nga Presidenca konfirmuan për Shqiptarja.com shtrëngimin e duarve mes Topit dhe Berishës. “Bëhej fjalë për një gjest kortezie” që “Presidenti Topi e ka bërë gjithmonë”, shtoi i njëjti burim.
Duket se ka qenë një përpjekje e ambasadorit të BE në Tiranë, Ettore Sequi për t'i afruar dy liderët shqiptarë, ndërsa ka zgjedhur të ulet mes tyre, për të ndjekur ceremoninë e rastit. Në krahun e djathtë të Sequit ndodhej Presidenti Topi i pasuar nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ndërsa në krahun majtë të tij ndodhej i ulur Kryeministri Sali Berisha me zonjën e tij dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Vendi mes dy liderve Topi dhe Berisha ka mbetur bosh pasi zoti Sequi ka marrë fjalën për të përshëndetur aktivitetin për Ditën e Europës. Gjithsesi gjatë kësaj kohe dy liderët Topi dhe Berisha nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë. Më shumë se vëmëndje për të ndjekur fjalimin e z.Sequi duket se ka qenë marrëdhënia e tyre e ftohte e krijuar prej disa muajsh për shkak të disa akuzave dhe sulmeve politike të ndërsjella.
Ndërkaq ambasadori i BE, Ettore Sequi, në fjalën e tij theksoi se objektivat e afrimit në Bashkimin Evropian nuk janë të lehta por do të arrihen. “Dua të them se proverbi im i preferuar për Shqipërinë dhe urimi im në këtë vit të veçantë është se ku ka zemër ka edhe krahë”, deklaroi Sequi.
(Pamjet, arkiv)(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48