Topi: Do mbrojmë votën e FRD
në KQZ, 4 supermilitantë të PD-së

Topi: Do mbrojmë votën e FRD<br />në KQZ, 4 supermilitantë të PD-së
TIRANE - Fryma e Re Demokratike do të angazhojë 5500 vëzhgues në qendrat e votimit me qëllim garantimin e votës që qytetarët do e adresojnë për këtë parti më 23 qershor. Në një seminar trajnimi të zhvilluar sot paradite në hotel "Tirana" , kreu i kësaj partie, Bamir Topi, nënvizoi rëndësinë e këtij misioni në një vend si Shqipëria ku, sipas tij, mungon shteti. Në këtë vazhdë Topi shprehu shqetësimin për KQZ aktuale, e cila sipas tij derjtohet nga 4 supermilitantë, dhe i bëri thirrje opozitës të plotësojë në mënyrë urgjente vendet vakante të KQZ.    
 
“Problem është garantim i votës që qytetarët do adresojnë për FRD. Në cdo vend tjetër do ishte e pakuptimtë që Partitë politike të angazhoheshin  në mënyrë impenjative pasi do ia garantonte ligji dhe ajo që mungon këtu, shteti. Shteti do i garantonte korrektësinë e zhvillimit, administrimit dhe numërimit të votave. Por në Shqipëri ka probleme të jashtëzakonshme me zbatimin e ligjit nga persona që janë ngarkuar me ligj."- tha Topi duke shtuar se mbrojtja e saj do të jetë me mënyra demokratike.

JA SI DO MBROJME VOTEN
-FRD është e organizuar dhe do të organizohet shumë mirë qoftë në numër cilësi dhe në mbështetje të atyre që sipas ligjit i lejohet të përdorë.
-5500 vëzhgues të FRD janë shtrirë në të gjithë vendin pranë cdo qendre dhe vendit të numrit të cdo KZAZ.
-7000 anëtarë e simpatizantë të tjerë për të siguruar infrakstrukturën e monitorimit të votës
-Janë ngritur 40 shtabe elektorale të FRD
-Janë ngritur grupe të veçanta të përpunimit dhe të dhënave elektorale
-Në disa shtabe janë persona të trajnuar dhe cerfitikuar në organizata ndërkombëtare për monitorimin e procesit elektoral  
-Sekretariati për zgjedhjet në FRD kryesoret nga Edvin Karamuca.
-Është ngritur një qendër informatizuese për shkëmbimin dhe përpunimin e informacionit elektoral në çdo kohë
-FRD ka një pozicion të qartë politik dhe të konsoliduar në këtë proces.

TOPI: KQZ DUHET TE PLOTESOHET URGJENTISHT
“Është i pakuptimtë mosplotësimi i vendeve vakante. Sot jo vetëm që janë katër, por 4 supermilitantë të partisë në pushtet, dhe përfytyroni një kryetare të KQZ në zgjedhje e cila që në këto momente është në shkelje të rëndë të ligjit. Përfytyroni sipas informacioneve që vijnë kanë shkuar dëm rreth 7 mln euro. Pikërisht për atë vendimmarrrje që KQZ në vijim me marrëveshjen e partive që përbëjnë komisionin kishin marrë në konsideratë sistemin e identifikimit të votuesit dhe leximin elektronik të votës. Kush paguan? Aq të pasur janë shqiptarët?!
Së pari nuk janë të pasur për të çuar dëm aq para. Se çfarë lloj prapaskene fshihet, do i takojë shtetit ligjor, atij që ende nuk është në standarde.
Është i pakuptimtë mosplotësimi i vendeve vakante. KQZ duhet të plotësohet urgjentisht. Nuk e di si i kanë bërë llogaritë, por kjo do ta fusë procesin në problemet që vijnë mbrapa, pasi problemet nuk janë thjeshtë përpara. Problemet komplikohen pas ditës së zgjedhjeve, kur vjen kalvari i ankimeve presioneve”


DENONCON PARREGULLSITË ELEKTORALE
“Ka kaluar çdo lloj afati për hapje e shumë KZAZ duke krijuar anomali të tmerrshme në regjistrimin e vëzhguesve. Problem me dublimin e listave që në raport me numrin e votuesve shqiptarë është alarmant mbi 340 mijë shqiptarë pa adresë. Kanë nisur ta bëjnë në mënyrë publike, joshjen e emigrantëve duke i premtuar bileta falas, marrja e kartave të identitetit, kryesisht ata që janë në listat ekonomike. Me flamuj e bandorelo, që do të shikohen me turp në një kohë të mëvonshme kur shoqëria jonë do të ketë fituar një maturi demokratike. Unë kam bindjen që nesër kur ky shtet do vendoset në standard, do ketë përgjegjësi të jashtëzakonshme”

TOPI: TVSH BUNKER KU GJUHET ME ARTILIERI KUNDERSHTARI POLITIK
Topi denoncoi publikisht RTSH  e cila që prej ditës kur është themeluar nuk i ka lënë asnjë hapësirë FRD.
 “TVSH qysh nga dita kur u krijua FRD, ndërkohë që është një institucion që mbahet me taksa, edhe tonat, nuk është prononcuar qoftë dhe njësekond të vetëm ,që në skenën politike shqiptare vjen një formacion i ri politik. Do të thoni ju jemi kaq të pikëlluar që nuk e jep TVSH, absolutisht jo ka media të tjera. Por kjo që bën TVSH është shkelje në esktrem të ligjit e kushtestutës “- tha Topi.  
 Sipas ish presidentit “TVSH është kthyer në bunker ku gjuhet me artilieri të rëndë ndaj kundërshtarëve politikë, dhe sot në një situatë zgjedhore kjo bëhet akoma më e rëndë, është thënë e stërthënë e mbajtur shënim e vazhdon. Kjo do të thotë se këta njerëz kanë një siguri të plotë tek ato njerëz në pushtet”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit